Samiti i NATO-s, mediat serbe: Aleanca do t’i kërkojë falje Serbisë?

Mediat serbe vazhdojnë të thurin teori konspirative në lidhje me atë që NATO-ja mund të bëjë në raport me Serbinë. Gazetarët serbë kanë pyetur rreth uraniumit të varfëruar që u përdor nga NATO në bombardimet mbi Serbinë më 1999. Kurse përgjigja e   Gottemoeller ishte: “OKB dhe NATO kanë bërë studime e kanë arritur në përfundimin se uraniumi i varfëruar ka pak ndikime në shëndetin e njerëzve”. Gottemoeller tha se e di se në Serbi ka shqetësime në raport me NATO-n, por se nuk e kanë larguar ndonjëherë Serbinë përgjithmonë, shkruan B92.

I pyetur nëse NATO ka ndërmend të kërkojë falje ndaj Serbisë për agresionin ndaj vendit të kryer në vitin 1999, Gottemoeller tha se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitave në Serbi “ka shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur”. Nga zyrtarët e NATO-s është thënë se mbi Serbinë nuk është ushtruar kurrë presion që të mund të bashkohet me aleancën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet