
Liderët e BE-së do të mblidhen sot në një samit dy ditor në Bruksel. Kryeministri Rama së bashku me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Vuçiç dhe Kovaçevski kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre pas sinjaleve pozitive nga Bullgaria. Por çfarë pritet të ndodhë në Samit?
Për Shqipërinë, që prej qershorit 2021 nuk ka asnjë vend anëtar që ka qenë kundër aprovimit të kuadrit negociues me Bashkimin Europian. Në samitin e BE-së në Bruksel, liderët evropianë pritet të nënshkruajnë rekomandimin e javës së kaluar të Komisionit Evropian, për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat. Sa i përket Ballkanit Perëndimor, udhëheqësit e BE pritet gjithahstu të shprehin angazhimin e plotë dhe të qartë të bllokut ndaj perspektivës së anëtarësimit të rajonit në bllok dhe të bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do te mbajne një konferencë për shtyp në përfundim të takimit midis 27 liderëve të Bashkimit Europian dhe 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor. Burimet e Bashkimit Europian kanë shpjeguar për ABC, se do të ketë konkluzione edhe për Ballkanin Perëndimor.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply