Salah pranë kalimit te Liverpool

Publikuar më 01. 06. 2017 nga pandeli

Lajmet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se Mohamed Salah është shumë afër kalimit te Liverpool, por Roma nuk dëshiron të dëgjojë oferta.

Egjiptiani është në një sezon fantastik ku ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 12 asistime në të gjitha garat për Romën në drejtimin e Luciano Spallettit.

Sipas BeinSports, agjenti i 24 vjeçarit është në Angli dhe ka arritur marrëveshje me Liverpoolin shkruan telegrafi.

Gazzetta dello Sport mëson se ish-futbollisti i Chelseat, u ka thënë edhe shokëve se do të shkojë ën Angli.

Liverpooli ka ofruar 34 milionë euro, por që oferta është refuzuar nga Roma.

Roma nuk dëshiron që të dëgjojë oferta për Salahin që e konsiderojnë si njërin prej lojtarëve kryesor.