Sakrifica e burrave për të mbrojtur vajzën asmatike, jetojnë në çadër para shtëpisë

Burrat e një familjeje kanë vendosur të flenë në tendë në kopshtin e tyre për të mbrojtur njerëzit më të rrezikuar brenda shtëpisë.
Brenda banesës jeton vajza 21-vjeçare e Emma Lendon, Tasha e referuar për të qendruar e izoluar, pasi u klasifikua si një nga 1.5 milionë ‘më të prekurit’ në Mbretërinë e Bashkuar.
Si rezultat, burri i Emës, Johni dhe partneri i Tashës, Aleksi kanë ngritur një çadër jashtë për ta mbrojtur atë nga infektimi i koronavirusit.
John, një inxhinier i telekomunikacionit, po punon në Chelmsford dhe jeton në kopshtin e familjes kur mbaron punën. Ndërkohë, edhe kolegu i tij i punës Danny Foster, i cili gjithashtu jeton me familjen, po merr gjithashtu të njëjtat hapa për tu izoluar.

Tasha, nëna e saj Emma Lendon, Louise dhe fëmija i mitur i Tashës

Ema, e cila punon si pastruese, ka qenë në izolim për më shumë se dy javë. Ajo tha për “Daily Mirror” se “Kjo është një jetë e vështirë, por duke e menduar si zgjidhje ideale, ne nuk mund të rrezikojmë që ata të vijnë në shtëpi.”

Tasha, i cili ka astmë të rrezikshme për jetën, përfundoi në kujdes intensiv nga një ftohje e thjeshtë në muajt e fundit. “Ajo ka pasur rreth 40 shtrime në spital në dy vitet e fundit,” shtoi Emma. Unë u izolova dy javë më parë, gjithashtu e mora të martën vajzën time më të vogël nga shkolla para se epidemia të shpërthente në vend. Vajza ime, Tasha dhe foshnja e saj janë në rregull. Unë kam marrë masa paraprake shtesë sa herë që bëj pazar.”

John dhe Aleks brenda në tendë

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet