Sajoi grabitjen për të vjedhur lekët e firmës, arrestohet mashtruesi durrsak

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vorë një ditë më parë. Një djalë 26 vjeç nga Durrësi ka denoncuar në polici se tre persona të paidentifikuar i kanë dalë përpara mjetit të tij “Opel”, pronë e firmës ku dhe punonte e se ia kanë marrë paratë. Ai tha se grabitja ndodhi në fshatin Ahmetaq. Mirëpo nga hetimet ka rezultuar se denoncimi i S.S ka qenë i rremë. Punëtori ka marrë vetë paratë e firmës ku punonte dhe se më tej ka thënë se ia kanë grabitur, me qëllim që të fshihte vjedhjen.

Policia tha se shtetasi 26-vjeçar tashmë do të përballet ligjërisht për tri vepra penale. Ai akuzohet për: “Njoftimi i rrremë në organet e rendit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Mashtrimi”. Këto vepra penale parashikohen përkatësisht nga nenet 272, 301 dhe 143 të Kodit Penal shqiptar.

/D.Xh/

 

 

Të tjera

Abissnet