Saimir Kodra zbulon velinat e tij të preferuara, çfarë thotë për Marina Vjollcën

Publikuar më 05. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Moderatori i njohur, Saimir Kodra, i ftuar në emisionin “Thumb” nuk i ka shpëtuar pyetjes për balerinën e tij të preferuar në gjithë këto vite eksperiencë televizive në ‘Stop’ ,‘Fiks fare’ dhe “Ça thu, të tri emisionet me natyrë investigative në median shqiptare.

Saimiri tha se janë dy velina që mund t’i konsiderojë si të preferuar dhe mund t’i ndajë. Sipas tij e para është Marina Vjollca në kohën kur ka qenë velinë në ‘Fiks Fare’.

Ai ka treguar se Marina ka qenë një vajzë shumë e urtë, korrekte dhe tërësisht e padjallëzuar duke i marrë me naivitet të gjitha batutat e tij e të Doktorit.

Ndërkohë që një tjetër emër ka qenë Alba Hoxha e cila tashmë është balerinë në trupën e baletit të Tv Klan por ka qenë velinë fillimisht në ‘Stop’.