Sadiku transferohet tek ekipi spanjoll, klubi i uron mirëseardhjen në shqip

Publikuar më 31. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku është larguar nga Legia për t’u transferuar te Levante në Spanjë.
Klubi spanjoll e bëri vetë të ditur lajmin, duke i uruar mirëseardhjen shqiptarit në rrjetet sociale.
Në një postim në Twitter, klubi spanjoll e uron në shqip sulmuesin e kombëtares sonë.