Sadiku: Sulmi funksionon me Roshin, kur futem para ndeshjes mendoj…

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Njeriu i dy golave në miqësoren me Turqinë, Armando Sadiku, deklaroi për mediat se futet çdo ndeshje me besim në fushë për të shënuar.

Ai foli edhe për sulmin që funksionon kur ka në krah edhe një lojtar si Odise Roshi.

Kishe besim se do realizoje?

“Besimi nuk më mungon asnjë ndeshje. Gjithmonë kur futem para ndeshjes, mendoj se do shënoj. E përgatis ndeshjen në mënyrën time.”

Sa mirë ndihesh me Roshin?

“Mes nesh sulmi funksionon, kam miqësi të mirë edhe jashtë fushe. Ia dimë kualitetin njëri-tjetrit. Ai mund ta driblojë gjithmonë mbrojtësin që e ndjek, dhe unë gjithmonë e shoh sepse e di që do më pasojë. Kemi lojtarë driblues në kombëtare, si Roshi e Grezda, që ma bëjnë të lehtë të shënoj.”