Sadiku si Ronaldo, Levante i beson fanellën me numër 7

Levante ka zyrtarizuar edhe numrin e ri që do të mbajë Armando Sadiku në fanellën e kuqebluve.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka zgjedhur të mbajë mbi shpinë një numër të rëndësishëm, sikundër është fanella me numrin 7.

Të njëjtën numër mban edhe 5 herë fituesi i “Topit të Artë” Kristiano Ronaldo. Të shtunën Sadiku do ta ketë rival Ronaldon në përballjen e La Ligas, Levante-Real Madrid.

Me fanellën e kombëtares shqiptare Sadiku mban numrin 10, të cilin e ka mbajtur edhe në disa ekipe ku ka luajtur.

Të tjera

Abissnet