Sadiku shënon golin e pestë me Malagan (VIDEO)

Pas dëmtimit që e mbajti larg fushës së gjelbër, sulmuesi shqiptar Armando Sadiku vijon serinë e golave.

Bomberi i Malagas, që militon në Ligën e dytë të Spanjës, ka shënuar mbrëmjen e sotme në ndeshjen ndaj Tenerifes.

Pas një rrëmuje në zonën kundërshtare dhe i ndihmuar nga gabimi i mbrojtësve, Sadiku ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.

Ky është goli i pestë i Sadikut me Malagën në këtë sezon. Pjesa e parë e ndeshjes po mbyllet 1-0 për Malagën.

Goli i Armando Sadikut on Vidnews.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet