Sadiku foli spanjisht, tifozët e Levantes ironizojnë Bejlin

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku tërhoqi vëmendjen e medias spanjolle, pasi deklaratën e tij të parë me fanellën e Levantes u përpoq ta bënte në spanjisht.

Megjithëse spanjishtja e tij linte për të dëshiruar, pasi shpesh bashkonte fjalë nga italishtja, Sadiku ia doli të japë mesazhin e tij. Mesazhi i dhënë në spanjisht ka bërë që 26-vjeçari të rrëmbejë menjëherë zemrat e tifozëve të Levantes. Disa prej tyre nisën të ironizonin Bejlin, i cili megjithëse ka vite në Madrid, vijon t’i japë intervistat në anglisht.

“Më një ditë në stërvitje dhe nisi të flasë spanjisht. Bejl ka vite që luan këtu dhe akoma nuk di të flasë”, shkruante njëri prej tifozëve të Levantes, i cili i uronte fat Sadikut.

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet