×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Sa vlerë ka jeta jonë!” Kreu i Urgjencës jep mesazhin prekës: Frika ime më e madhe ishte të lija djalin të vetëm!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep një mesazh mjaft domethënës, në këto kohë të vështira të përballjes me pandeminë e koronavirusit, duke kujtuar pikërisht vlerat e jetës së njeriut dhe të familjarëve e të afërmve të tij.

Teksa analizon shoqërinë shqiptare, që sipas tij, është shumë egosite dhe drejton gishtin te tjetri për gjithçka, mjeku Brataj thekson se “koronavirusi tregoi më së miri që asnjë nga këto faktorë nuk ndikon në shpëtimin e jetës nga ky virus, pikësëpari sepse është një sëmundje që nuk ka nevojë për superspecialist, nuk ka nevojë për aparatura që nuk gjenden edhe në Shqipëri. Ka nevojë për përkushtim të përditshëm, ka nevojë për humanizëm, qytetari jo vetëm nga mjekët por nga çdo person në veçanti”.

Mes të tjerash, Brataj i dërgon dhe një mesazh publik birit të tij, me fjalë tejet prekëse, dhe shtuar se “Sa pak na ngelet në jetë! Sa pak herë ju kemi thënë me fjalë atë që ndjejmë! Sa shumë kërkojmë nga jeta kur na mjaftojnë gjërat e vogla të Nënë Terezës! Sa shumë të mira mund të bëjmë në përditshmërinë tonë”.

Reagimi i plot i Skënder Brataj:

SA VLERË KA JETA JONË!

Sa më e emancipuar të jetë një shoqëri aq më i madh është egoizmi, aq më pak gjëra duam të na mungojnë dhe shgpesh nuk na mungon gjë materiale! Njerzit mendojnë se çdo gjë mund të blihet, shpesh herë edhe shëndeti! Kjo nuk është aspak e vërtetë, nuk varet sa lekë kemi dhe në çfarë spitali privat brenda apo jashtë shtetit mund të shkojmë. Unë i kisha të dyja mundësitë për të vepruar por vendosa të trajtohesha në shtëpi dhe po të ishte e nevojshme do të shkoja edhe në spital. Ne mjekët e kemi të qartë këtë gjë, por shpesh herë e lemë në heshtje duke e detyruar pacientin të vendosi vet ku të drejtohet. Po ashtu pacienti që e ka mundësinë ekonomike mendon se mund të detyrojë çdo mjek të ndjeki vendimet e tij!

Në një shoqëri të mbërthyer si ajo shqipëtare, egizmi mbrohet me arrogancë, me pasuri të vënë në çfardolloj mënyre, me pozicion shoqëror, administrativ ose politik. Gjithmonë fajin e kanë të tjetët, përgjegjësia është e mjekut ,spitalit ambulancës, qeverisë e të tjera si këto. Gjithmonë ne si individ jemi të pa fajshëm! Gjithmonë na karakterizon gishti tregues! Gjithmonë vetëm ne i paguajmë taksat, vetëm ne kemi të drejta. Disa shenja egizmi që duhet të na bëjnë të reflektojmë! Sa është toleranca e një qytetërimi? Duke ngritur zërin mendojmë se kemi të drejtë, duke ndërprerë bashkëbiseduesin mendojmë se kemi të drejtë. Duke mos lënë të parakalosh me makinë te tjerët ne mendojmë se jemi më të zotë. Duke shtuar shpejtësinë po na parakalove pavarësisht se ti mund të përplasesh, mirë të të gjejë se vetë e kërkove! Ne e parkojmë makinën midis dy veneve të parkimit, që mos të afrohet tjetër kush se na gërvisht makinën, duke harruar që parkimi është e mirë publike! Kërkojmë vetëm gjëra të mëdha, domethënëse se këto janë gjëra që na takojnë. Harrojmë fjalët e mrekullueshme të një gruaje fizikisht të vogël, por shpirtërisht aq të madhe si Nënë Tereza që thoshte: Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Covid-19 tregoi më së miri që asnjë nga këto faktorë nuk ndikon në shpëtimin e jetës nga ky virus, pikësëpari sepse është një sëmundje që nuk ka nevojë për superspecialist, nuk ka nevojë për aparatura që nuk gjenden edhe në Shqipëri. Ka nevojë për përkushtim të përditshëm, ka nevojë për humanizëm, qytetari jo vetëm nga mjekët por nga çdo person në veçanti.

Kur ndodhemi para sëmundjes të gjitha këto privilegje dhe pretendime zhduken, jemi njerëz të tjerë, fillojmë të kuptojmë, të harrojmë gishtin tregues, nuk gjejmë më fajtorët, harrojmë privilegjet. Kërkojmë vetëm shëndetin tonë dhe sidomos të familjarëve , vetëm kaq! Ne e dimë sa të shtrenjta janë ato për ne, por asnjëherë nuk pyesim sa të shtrenjtë jemi ne për familjarët, për familjen, por mbi të gjitha për fëmijët tanë sa të të shtrenjtë jemi, sa të pa zëvendësueshëm jemi? Sa pak na ngelet në jetë! Sa pak herë ju kemi thënë me fjalë atë që njejmë! Sa shumë kërkojmë nga jeta kur na mjaftojnë gjërat e vogla të Nënë Terezës! Sa shumë të mira mund të bëjmë në përditshmërinë tonë!

Ted(bir), ti e di sa i shtrenjtë je për mua.

Unë në këto muaj, në ato telefonata me dhjetra në ditë së bashku dhe në këtë intervistë reflektova dhe mësova sa i shtrenjtë jam për TY.

Po të sjell këtë mesazh kaq të bukur, lexoje dhe rilexoje shpesh herë në jetë, sepse çdo gjë mund ta blejmë, por shëndetin dhe kohën nuk mund ti blejmë asnjëher!

“Kur isha i ri, dëshiroja ta ndryshoja botën, e kuptova se ishte e vështirë të ndryshohej bota, kështu që u përpoqa të ndryshoja kombin tim. Kur gjeta se nuk mund ta ndryshoja kombin, fillova të përqendrohesha në qytet, nuk mund ta ndryshoja qytetin dhe si një njeri i moshuar, unë u përpoqa të ndryshoja familjen time Tani, si një plak, e kuptoj se e vetmja gjë që mund të ndryshoj është VETË, dhe papritmas e kuptoj që, unë mund të kisha bërë një ndikim në familjen time, familja ime dhe unë mund të kishim ndikim në qytetin tonë, ndikimi i tyre mund të kishte ndryshuar kombin dhe unë me të vërtetë mund të kisha ndryshuar botën“.

Autori i panjohur

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Puna në Gjermani/ Më shumë se një vit për për vizë për bashkim familjar

Puna në Gjermani/ Më shumë se një vit për për vizë për bashkim familjar

Publikuar më 21.09.2020
Më shumë se një vit duhet të presin familjet nga Kosova e Se...

Më shumë se një vit duhet të presin familjet nga Kosova e Serbia për t’u bashkuar me të afërmit e tyre në Gjermani. Ndërsa në ambasadat e Sarajevës dhe të Tiranës pritja për vizë bashkimi familjar shkon deri në dhjetë muaj, në Shkup deri në tetë muaj. Këto shifra i jep qeveria gjermane në përgjigje […]

Lexo më shumë

Tërheqja e pasaportave biometrike përmes postës, ambasada shqiptare në Greqi del me sqarim

Tërheqja e pasaportave biometrike përmes postës, ambasada shqiptare në Greqi del me sqarim

Publikuar më 21.09.2020
Duke nisur nga dita e sotme, te gjithe ata shqiptare ne Greq...

Duke nisur nga dita e sotme, te gjithe ata shqiptare ne Greqi, qe terheqin pasaportat biometrike permes postes duhet te jene shume te kujdesshem. Ambasada jone ne Greqi ben me dije se  për aplikimet të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës nga data e sotme, 21 shtator 2020, ka ndryshuar mënyra e deklarimit […]

Lexo më shumë

Shkon në 364 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

Shkon në 364 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

Publikuar më 21.09.2020
Ka shkuar në 364 numri total i personave që kanë humbur jetë...

Ka shkuar në 364 numri total i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë që prej shpërthimit të pandemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka raportuar se në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me COVID-19 dy pacientë dhe se janë regjistruar 150 raste të reja. Sipas MSHMS në […]

Lexo më shumë

Poliçan/ Mbyllen disa klasa në një shkollë 9-vjeçare, rezultojnë me Covid 4 mësues

Poliçan/ Mbyllen disa klasa në një shkollë 9-vjeçare, rezultojnë me Covid 4 mësues

Publikuar më 21.09.2020
4 mësues të një shkolle 9-vjeçare në Poliçan kanë rezultuar ...

4 mësues të një shkolle 9-vjeçare në Poliçan kanë rezultuar të prekur me Covid-19. Mësohet se disa klasa të kësaj shkolle janë mbyllur përkohësisht. Po ashtu raportohet se të gjithë mësuesit kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin automjet, ku dyshohet se janë infektuar. Vijon…

Lexo më shumë

Infektohet me koronavirus gjimnazistja, alarmohet gjithë shkolla

Infektohet me koronavirus gjimnazistja, alarmohet gjithë shkolla

Publikuar më 21.09.2020
Rikthimi i nxënësve në shkollë duket se nuk ka qënë vendimi ...

Rikthimi i nxënësve në shkollë duket se nuk ka qënë vendimi më i mirë nga ana e institucioneve. Në vetëm një javë mësim, herë pas herë është raportuar për raste të infektuarish me Covid-19 në mësues dhe nxënës. I tillë është edhe rasti i një gjimnazisteje në shkollën e mesme  “Siri Shapllo”, në Gjirokastër e […]

Lexo më shumë

Pamje nga aksioni/ Kontrolle të shumta në vend, 22 të arrestuar dhe 17 automjete të bllokuara

Pamje nga aksioni/ Kontrolle të shumta në vend, 22 të arrestuar dhe 17 automjete të bllokuara

Publikuar më 21.09.2020
Forcat e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria ...

Forcat e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontrolle në të gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 86 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë […]

Lexo më shumë

Situatë alarmante në Pogradec/ Infektohen nxënës, infermierë dhe punonjës fasonerie

Situatë alarmante në Pogradec/ Infektohen nxënës, infermierë dhe punonjës fasonerie

Publikuar më 21.09.2020
Pas infektimit të tre punonjësve, një fasoneri është mbyllur...

Pas infektimit të tre punonjësve, një fasoneri është mbyllur në Pogradec. Sakaq, mësohet se iu është marrë tamponi të gjithë punonjësve të tjerë. Por duket se punonjësit e fasonerisë nuk janë të vetmit, pas tyre është infektuar edhe një nxënës. Deri më tani nuk ka të dhëna se cilës shkollë i përket dhe nëse ka […]

Lexo më shumë

U arrestua bashkë me këngëtaren Fjolla Morina, flet biznesmeni: Vetëm po e shoqëroja, nuk e dija se kishte armë me vete

U arrestua bashkë me këngëtaren Fjolla Morina, flet biznesmeni: Vetëm po e shoqëroja, nuk e dija se kishte armë me vete

Publikuar më 21.09.2020
Dy ditë më parë janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës,...

Dy ditë më parë janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës, këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina, shoferi i saj Fitim Muji dhe Fisnik Syla, ky i fundit një biznesmen. Të tre shtetasit e sipërpërmendur u arrestuan nga Policia e Kukësit, pasi gjatë një kontrolli në vijën e dytë këngëtares i është gjetur në […]

Lexo më shumë