×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rusia shpalos planin për aneksimin e Ukrainës përmes referendumeve, rrezikohet luftë botërore

Rusia njoftoi për planet e separatistëve në Ukrainë për të mbajtur referendume, që do t’i hapin rrugën aneksimit zyrtar të territoreve ukrainase. Ky njoftim i bërë më 20 shtator vjen pas pothuajse shtatë muaj luftë midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kush dëshiron të mbajë referendum?
Republikat e vetëshpallura të Donjeckut dhe Luhanskut, të cilat presidenti rus, Vladimir Putin, i njohu si shtete të pavarura pak ditë para nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, thanë se duan të mbajnë referendume për t’iu bashkuar Rusisë.

Referendumet, në këto dy rajone lindore ukrainase, sipas separatistëve do të organizohen nga 23 deri më 27 shtator. Separatistët në lindje të Ukrainës do të mbajnë referendum për t’iu bashkuar Rusisë
Rajonet e Hersonit dhe Zaporizhjës, që ende nuk janë njohur si shtete të pavarura nga Rusia, thanë po ashtu se do të mbajnë referendume. Rusia nuk ka kontrollin e plotë e asnjërit prej këtyre katër rajoneve dhe vetëm rreth 60 për qind e rajonit të Donjeckut është nën kontrollin rus.

 

 

Sa territor mund të humbë Ukraina?
Territori që Rusia ka nën kontroll është mbi 90.000 kilometra katrorë apo 15 për qind e gjithë territorit të Ukrainës. Kjo hapësirë është sa madhësia e Hungarisë ose Portugalisë. Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Me Krimenë dhe territorin e katër rajoneve të tjera, Rusia do të përfitonte një territor sa përafërsisht sipërfaqja e shtetit amerikan të Pensilvanisë.

Cila është rëndësia?

Nëse Moska vazhdon përpara me planet për mbajtjen e referendumeve dhe arrin të bashkojë këto katër rajone me Rusinë, atëherë Ukraina – dhe potencialisht edhe mbështetësit e saj perëndimorë – nga perspektiva ruse, do të luftonin kundër vetë Rusisë. Kjo do të rriste rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe aleancës së NATO-s. Ky është një skenar, i cili, siç ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden, mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore, sepse anëtarët e NATO-s po furnizojnë me armë dhe po i japin informacione të inteligjencës Ukrainës.

Por, një veprim i nxituar nga ana ruse për të aneksuar zyrtarisht një pjesë tjetër të madhe të territorit ukrainas do të ishte një përshkallëzim i madh. Njoftimi për planet për organizimin e referendumeve vjen disa ditë pas humbjes, potencialisht më të rëndësishme ruse, në fushëbetejë në Ukrainën lindore.

Kjo pasi një kundërofensivë e nisur nga forcat ukrainase ka larguar trupat ruse nga shumica e territorit të rajonit ukrainas të Harkivit. Doktrina bërthamore e Rusisë lejon që shteti të përdorë armë bërthamore nëse sulmohet me armë të njëjta apo me armë të shkatërrimit në masë.

Po ashtu, përdorimi i armëve bërthamore, sipas doktrinës ruse, lejohet nëse shteti përballet me krizë ekzistenciale nga armët konvencionale. Përderisa po e përshkallëzon situatën, Putin po ashtu mund të njoftojë për hapa shtesë. Aksionet ruse në bursa ranë në nivelin më të ulët brenda muajit të martën, pasi Moska rriti frikën se mund të ashpërsojë ndëshkimet për personelin ushtarak përmes një legjislacioni të ri.

Nëse Ukraina nuk pranon që të ndalojë së luftuari për rimarrjen e territoreve të humbur, atëherë Rusia do të duhet të angazhojë forca të konsiderueshme ushtarake për të mbrojtur rajonet e reja të aneksuara – të cilat ende nuk janë plotësisht nën kontrollin rus.

“Putin ka vënë bast në përshkallëzimin e situatës”, tha Tatiana Stanovaya, themeluese e kompanisë për analiza politike, R.Politik. “Të gjitha këto njoftime për referendume të menjëhershme, absolutisht janë një ultimatum i qartë nga Rusia për Ukrainën dhe Perëndimin”, shtoi ajo.

Çfarë tha Ukraina?
Ukraina tha se kërcënimi me referendume “është një shantazh naiv” dhe sinjal se Rusia po frikësohet.

“Kështu duket frika nga humbja. Armiku ka frikë dhe po vepron në mënyrë primitive”, tha Andriy Yermak, shef i stafit i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ukraina tha se nuk do të pushojë derisa çdo ushtar rus të dëbohet nga territori i saj. Kievi tha se kurrë nuk do të pranojë kontrollin rus mbi territoret e tij dhe i bëri thirrje Perëndimit që ta furnizojë edhe më shumë dhe me armë më të mira me qëllim që të luftojë forcat ruse.

Çfarë ka ndodhur në Krime?
Konflikti në lindje të Ukrainës nisi më 2014, pasi presidenti pro-rus u rrëzua përmes Revolucionit të Maidanit në Ukrainë dhe Rusia aneksoi Krimenë. Pasi forcat ruse më 27 shkurt të vitit 2014 morën kontrollin e Gadishullit të Krimesë – ku shumica e popullsisë janë me etni ruse dhe ky territori i ishte dhënë Ukrainës gjatë kohës sovjetike – në gadishull më 16 mars u mbajt një referendum për t’iu bashkuar Rusisë.

Liderët në Krime deklaruan se 97 për qind e votuesve zgjodhën që të ndahen nga Ukraina dhe t’i bashkohen Rusisë. Më 21 mars, Rusia zyrtarisht shtoi Krimenë si pjesë të saj. Kievi dhe Perëndimi kanë thënë se referendumi i mbajtur në Krime ka shkelur Kushtetutën e Ukrainës dhe ligjin ndërkombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Publikuar më 26.09.2022
Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga B...

Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi është gjetur e djegur pranë banesës së saj. Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se, kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka patur një konflikt vite më parë […]

Lexo më shumë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

Publikuar më 26.09.2022
Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, ësh...

Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, është baza e formimit politik të Giorgia Melonit, shkruan La Reppubblica për profilin e gruas që ktheu të djathtën në pushtet në Itali. Sot, si në kohët e fillimit të militimit të saj në të djathtën romake, liderja ka në krah të njëjtin grup […]

Lexo më shumë

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2022
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam...

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë […]

Lexo më shumë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Publikuar më 26.09.2022
Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu...

Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu i tij Ilir Allkja i cili  thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se edhe […]

Lexo më shumë

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Publikuar më 26.09.2022
Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga s...

Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga serverat e institucioneve të ndryshme në vend dhe nuk po ndalen së publikuari ato në rrjetin e komunikimit “Telegram”. Sot ata kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe komisariatet në disa qytete të tjera. Në pamjet e nxjerra […]

Lexo më shumë

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Publikuar më 26.09.2022
Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në ...

Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit. Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur rreth pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse […]

Lexo më shumë

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

Publikuar më 26.09.2022
Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e ...

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e Traumës pas mori ryshfet nga një agjent i infiltruar ka pësuar ishemi celebrale në paraburgim. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekut do t’i komunikohej ditën […]

Lexo më shumë

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Publikuar më 26.09.2022
Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditsh...

Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditshme kundër rekrutimit të parë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore,  një gazetar rus ka zbuluar, duke cituar një burim të besueshëm, se Vladimir Putin shkoi me pushime në shtëpinë e tij sekrete menjëherë pas njoftimit “bombë” të mërkurën e kaluar. “Pavarësisht mohimeve nga Kremlini, Putini duket […]

Lexo më shumë