×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rusia po i anashkalon sanksionet duke e legalizuar kontrabandën

Thomas Mackinson

Kremlini po përpiqet të anashkalojë sanksionet e forta ndërkombëtare përmes importeve paralele, kryesisht kontrabandë. Ministria e Industrisë dhe Tregtisë e Federatës Ruse, ka përgatitur një listë të mallrave perëndimore, që do të lejohen të importohen pa lejen e mbajtësit të së drejtës së autorit. Kjo u zbulua nga agjencia ruse e lajmeve Tass, sipas të cilës në listë spikasin produktet e kompanive të njohura si Chrysler, Apple dhe shumë industri në sektorët perëndimorë të energjisë, transportit dhe elektronikës.

Agjencia e kishte raportuar që në fundin e marsit, synimin e kryeministrit rus Mikhail Mishustin, pas mbledhjes së një komisioni qeveritar për stabilitetin e ekonomisë ruse nën sanksione. Sipas të njëjtës agjenci, ministria ka miratuar tashmë listën e ndarë në 50 grupe produktesh dhe rreth 200 marka, që në rrethanat normale nuk mund të shiteshin në territorin rus, edhe për shkak të zgjedhjes vullnetare të industrive amerikane dhe evropiane për të mbyllur fabrikat dhe dyqanet e tyre në këtë vend. “Kjo qasje do të sigurojë furnizimin e Rusisë me mallrat e nevojshme, pavarësisht veprimeve armiqësore të politikanëve të huaj”- tha Mishustin. Një draft i parë i këtij plani, u publikua më 10 mars. Lista përfshinte pajisje teknologjike, të telekomunikacionit, pajisje mjekësore, automjete, makineri bujqësore, pajisje elektrike, vagonë dhe lokomotiva, kontejnerë, turbina, makina prerëse të metaleve dhe gurit, video-projektorë, projektorë, panele elektrike etj.

Për të anashkaluar embargon, u miratua një ligj specifik, i cili i jep qeverisë të drejtën të përcaktojë listat e produkteve, për të cilat është vendosur parimi ndërkombëtar i shterimit të të drejtave të markës tregtare, kur ato shiten nga pronari kudo në botë.

Shërbimi Federal Antimonopol (FAS), kishte mbështetur legalizimin e importeve paralele: “Në kushtet aktuale, kjo masë do të ndihmojë në rritjen e numrit të subjekteve ekonomike që importojnë mallra në Rusi, gjë që do ta ngopë tregun e brendshëm me mallra origjinale, si dhe do të reduktojë çmimet e produkteve të shitura”-vuri në dukje agjencia në një njoftim për shtyp një ditë më parë, duke cituar zëvendës/sekretarin e shtetit Sergej Puzirevski.

Kështu është autorizuar importi i makinave të markave të njohura si Tesla, Land Rover, Jeep  Jaguar, Chrysler, Bently, Cadillac, Chevrolet, Dodge, Hummer, Rover, apo të gomave të markës Michelin , Goodyear, Continental, Bridgestone.

Ironia është se shkatërrimi i Ukrainës nga ushtria ruse, e ka futur në krizë industrinë perëndimore të automobilave, për shkak të mungesës së çipave dhe kuadrit elektrik, që prodhoheshin pikërisht nga Ukraina.

Për këtë arsye po mbyllen edhe fabrikat e BMW dhe Volkswagen në Evropë. Në listën e kontrabandës shtetërore nuk mungojnë celularët, orët, madje edhe Playstation, pra mallra që sigurisht nuk janë “thelbësore” për ekonominë e Federatës ruse, por sigurisht të dobishme për propagandën e kauzës së “çlirimit” të promovuar nga Putin, si një kundërmasë ndaj ndjenjës së izolimit, që mund të shkaktojë dyshime dhe mosmarrëveshje tek konsumatorët dhe qytetarët që e shohin veten të paaftë për të kryer blerje, pasi kanë përfunduar në listën e “vendeve të padëshiruara”. E gjitha kjo ndodh në një kohë kur objektivat konkrete të “operacionit special”, janë ende të paqarta, dhe kur ka filluar të ndihet kostoja ekonomike dhe sociale, e cila sipas burimeve ruse do të shkonte në mbi 20 mijë ushtarë rusë të vdekur në luftë.

*Shkruar për “Il Fatto Quotidiano”, marrë nga Express

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Dy mbledhje të ndara në SHQUP, pendohen Alibeaj dhe Bardhi: Bojkotojmë zgjedhjen e presidentit, Rama prishi marrëveshjen me opozitën

Dy mbledhje të ndara në SHQUP, pendohen Alibeaj dhe Bardhi: Bojkotojmë zgjedhjen e presidentit, Rama prishi marrëveshjen me opozitën

Publikuar më 26.05.2022
Dy mbledhje paralele, me dy kryetarë po zhvillohen sot në se...

Dy mbledhje paralele, me dy kryetarë po zhvillohen sot në selinë blu. Njëri i zgjedhur pas një procesi të gjatë në PD, Sali Berisha i cili rikthehet në krye të kësaj partie 9 vjet pas dorëheqjes dhe Enkelejd Alibeaj i cili është kryetar i komanduar i PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, po diskutojnë me […]

Lexo më shumë

Plagosi qytetarin ndërsa pinin në lokal, efektivi i FNSH: Arma u shkrep pa dashje

Plagosi qytetarin ndërsa pinin në lokal, efektivi i FNSH: Arma u shkrep pa dashje

Publikuar më 26.05.2022
Gjykata ka lënë në burg efektivin e FNSH-së, Lutfi Gjyli, që...

Gjykata ka lënë në burg efektivin e FNSH-së, Lutfi Gjyli, që plagosi Myrtaz Likën në Kombinat teksa të dy ishin ulur në lokal së bashku. Në gjykata efektivi deklaroi se arma i është shkrepur pa dashje. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore efektivi 48-vjeçar e ka qëlluar me armë 60-vjecarin teksa po konsumonin […]

Lexo më shumë

Vrau kolegun brenda në komisariat, gjykata lë në burg Ludian Zaimin

Vrau kolegun brenda në komisariat, gjykata lë në burg Ludian Zaimin

Publikuar më 26.05.2022
Gjykata e Tiranës la në burg policin Ludian Zaimi, i cili vr...

Gjykata e Tiranës la në burg policin Ludian Zaimi, i cili vrau kolegun të dielën. Mësohet se Zaimi ka shfaqur pendesë të thellë për aktin e kryer. Efektivi i policisë Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ndodhi në kohën kur po ndaheshin detyrat brenda ambienteve […]

Lexo më shumë

Alibeaj mbledh 18 deputetë në PD, Berisha: Nuk ka asnjë autoritet, është vegla e Ramës

Alibeaj mbledh 18 deputetë në PD, Berisha: Nuk ka asnjë autoritet, është vegla e Ramës

Publikuar më 26.05.2022
18 deputetë janë të pranishëm deri më tani në mbledhjen e gr...

18 deputetë janë të pranishëm deri më tani në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD-së e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa priten të diskutohen çështje të brendshme të Partisë Demokratike, por edhe për emrin e ri të Presidentit. Deputetët që marrin pjesë në mbledhje janë Emilja Koliqi, Flamur Hoxha, Kreshnik Çollaku, Kastriot Piroli, Saimir Korreshi, […]

Lexo më shumë

Priten arrestime të tjera, Nuredin Dumani ka nxjerrë rreth 100 emra të botës së krimit

Priten arrestime të tjera, Nuredin Dumani ka nxjerrë rreth 100 emra të botës së krimit

Publikuar më 26.05.2022
Një valë e dytë arrestimesh, pritet të pasojë operacionin “P...

Një valë e dytë arrestimesh, pritet të pasojë operacionin “Plumbi i Artë”, që po zhvillohet prej 1 jave nga prokuroria e posaçme SPAK dhe Policia e Shtetit, raporton Ora News. Dhjetëra kontrolle banesash, magazina, servise dhe disa vendgjarje, janë verifikuar nga oficerët e policisë, të cilët kanë pasur si mbështetje në teren oficerë të BKH-së dhe […]

Lexo më shumë

U qëllua me thikë ndërsa priste djalin të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares

U qëllua me thikë ndërsa priste djalin të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares

Publikuar më 26.05.2022
Policia italiane ka ndaluar sot njeriun që dyshohet se godit...

Policia italiane ka ndaluar sot njeriun që dyshohet se goditi me thikë 37-vjeçaren me origjinë shqiptare, Brunilda Halla në Vittoria provincë e Raguzës. Vrasësi i dyshuar u identifikua falë kamerave që rrethonin zonën. Thuhet se i dyshuari e ka pranuar se është autori i vrasjes dhe sipas të dhënave të para, goditja me thikë e […]

Lexo më shumë

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Publikuar më 26.05.2022
Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbl...

Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbledhjen e kufomave nga kryqëzori “Moskva”, i cili u mbyt më 14 prill kur u sulmua nga ukrainasit. Kjo luftëanije konsiderohej si krenari detare e Rusisë. Në fakt, prindërit e marinarëve të zhdukur të anijes së Flotës së Detit të Zi deklarojnë hapur se rusët […]

Lexo më shumë

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Publikuar më 26.05.2022
Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi R...

Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një falenderim për të gjithë ata që kanë kontribuar që gjithçka të shkonte mirë. “Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike […]

Lexo më shumë