Rusia lë jashtë Botërorit ariun, vendin e tij e zë një vajzë (VIDEO)

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga fillimi i Kupës së Botës, Rusia po bën përgatitjet e fundit sa i përket ceremonisë së hapjes, ku pritet që të jetë një ceremoni madhështore, duke qenë se vetë ky kompeticion është i tillë.

Në fillim, u mendua që topi i ndeshjes hapëse mes Rusisë dhe Arabisë Saudite të jepej nga një ari, i cili këtë veprim e kishte bërë në ligat më të ulëta dhe kjo hipotezë u prit mirë nga tifozët. Mesa duket, organizatorët e ceremonisë nuk janë të bindur për sigurinë që ka ariu, kur të gjendet në një stadium të zhurmshëm si Luzhniki.

Në ceremoninë e hapjes, arbitri kryesor i ndeshjes do të ndihmohet nga një vajzë 12-vjeçare,e  cila do të jetë prezente në momentin që do te hidhet monedha për përcaktimin e fushës dhe topit. Anxhelina Makarova vuan nga sindroma “Down” dhe kompania “Coca Cola” që është njëkohësisht sponsor i Botërorit ka propozuar që kjo vajzë të jetë në ceremoninë hapës, propozim i cili është pritur me mjaft pozitivistet dhe është miratuar menjëherë, duke bërë që përfundimisht hipoteza për ariun të hidhej poshtë. /Vipsport.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet