Rusi: I dënuari për vrasjen e 22 femrave, përsëri në gjykatë

Një ish-oficer police në Rusi, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22 femrave, sot është paraqitur përsëri në gjykatë, i akuzuar për vrasjen e 60 femrave të tjera. Procesi i dytë gjyqësor kundër vrasësit serik të dënuar, Mikhail Popkov, 53 vjeçar, ka filluar në një gjykatë rajonale në Irkutsk, në pjesën juglindore të Siberisë.

Pasi një gjyqtar e ka shpallur aktakuzën kundër Popkovit dhe e ka shtyrë procesin deri më 15 janar, u tha se seancat do të mbahen me dyer të mbyllura. Në janar të vitit 2015, Popkov ishte shpallur fajtor për vrasjen e 22 femrave dhe për përpjekje për vrasjen e dy grave në periudhën 1994-2000, dhe rrjedhimisht, ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Autoritetet thanë se ai më vonë ka pranuar se i ka vrarë 59 femra të tjera. Sips autoriteteve, ai i kishte kryer disa nga vrasjet derisa ishte në detyrë, duke e shfrytëzuar makinën dhe uniformën policore për t’i zënë viktimat e tij. /Rel/

Të tjera

Abissnet