Rumani, ish-ministri i Financave dënohet me 8 vjet burg

Publikuar më 08. 02. 2018 nga Dionis Xhafa

Një ish-ministër social-demokrat i Financave dhe kryekëshilltar i qeverisë së Rumanisë Darius Valcov është dënuar me tetë vjet burg në instancën e parë gjyqësore për marrjen e më shumë se një milionë eurove ryshfet. Valcov 40 vjeç u shpall fajtor për akuzën “trafik influence” dhe “pastrim i parave” pasi kishte ndihmuar një kompani rumune për të fituar nga tregjet publike të paktën deri në 20 për qind të shmave të punimeve.

Prokurorët kanë thënë se ai ka përfituar në total 1.4 milionë euro. Faktet datojnë në periudhën qeverisëse 2009 – 2013 ku ka qenë edhe kryetar i Bashkisë së Slatinas, në jug të Rumanisë. Prokuroria gjatë kontrollit në shtëpinë e tij edhe te të afërmit e ish-deputetët prokurorët kanë zbuluar tri lingota ari me një vlerë prej rreth 100 mijë euro, dhe 172 vepra arti që janë vlerësuar me 530 mijë euro.

/D.Xh/