Ruçi merr në mbrojtje Tahirin/ Nuk pranon të mbledhë Këshillin e Mandateve

Publikuar më 19. 10. 2017 nga Elidona Syla

Edhe pse në media qarkulloi lajmi që në orën 19:00 do të mblidhej Këshilli i Mandateve, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i kontaktuar nga deputetët e PD-së, është shprehur se nuk ka marrë një kërkesë nga Prokuroria dhe nuk jep një orë të mbledhjes së Këshillit të rregullores dhe Imuniteteve. Sipas tij, nuk ka mbledhje ne 19.

Ndërkohë më herët u njoftua se norën 19:00 të pasdites së sotme pritet të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve për të shqyrtuar heqjen apo jo të imunitetit të deputetit të PS-së Saimir Tahiri.