Ruçi dorëzon dosjen dhe i jep kohë Tahirit deri në orën 11:00 të ditës së nesërme

Publikuar më 19. 10. 2017 nga Bleona Metushi

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci, në një konferencë për mediat ka bërë me dije se është njohur me kërkesën e Prokurorisë sot në orën 17:00 dhe se nesër në orën 11:00 paradite do mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Rregullores.

Konferenca e Gramoz Ruçit:
Lidhur me kërkesën e bërë nga prokuroria për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe për ti dhënë fund spekulimeve, dua të them se sot në datën 19 tetor 2017 në orën 17:00 më është paraqitur kërkesa e prokurorisë për dhënien e autorizimit për ndalimin e Saimir Tahirit.

Pasi u konsultova me stafin e Kuvendit, dua të ju them se sot brenda ditës dhe në orën 18:30 kam nxjerrë këtë urdhër. Materiali ti vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Këshillti të Mandateve. Ky material ti vihet në dispozicion Saimir Tahirit. Brenda datës së nesërme, në orën 11:00 kam urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Mandateve.