×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rruga juridike e Kosovës pas luftës çlirimtare

Jakup Krasniqi

(Një përmbledhje telegrafike e ngjarjeve dhe e akteve juridike me fuqi ndërkombëtare që e bëjnë me fuqi të plotë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës).

Hyrje

(Pa hyrë në aktet juridike të paraluftës çlirimtare)

Pas Luftës Çlirimtare rruga juridike (ligjore) e Kosovës është nisur me Rezolutën 12 44 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e 10 qershor 1999, nga e cila më vonë ka derivuar Korniza Kushtetuese për ndërtimin e Institucioneve të Vetëqeverisjes së Kosovës me Administrimin Ndërkombëtar në Kosovë, të quajtur UNMIK, e cila ka hyrë në fuqi më 15 maj 2001. Korniza Kushtetuese që nënshkruar nga Kryeadministratori i UNMIK-ut në Kosovës, Hans Haekerupp. Shtatë vite pas çlirimit të Kosovës me ndërmjetësimin e Emisarit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Marti Ahtisarit janë zhvilluar në Vjenë (2006-2007) bisedimet në mes Kosovës e Serbisë. Bisedimeve i kanë paraprirë Raporti i Kai Aides e më pas Deklarata e Grupit të Kontaktit mbi parimet e se cilës janë zhvilluar bisedimet dhe në fund ka rezultuar Dokumenti Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës, ndryshe i njohur edhe si Dokumenti i Presidentit Ahtisari ose Pakoja e Ahtisarit.

Në fillim ishte planifikuar që mbi bazën e Dokumentit Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës, Këshilli i Sigurimit do ta shfuqizonte Rezolutën 12 44 dhe me një Rezolutë të re, do ta njihte Pavarësinë e Kosovës. Ky ndryshim u pengua nga vetoja Ruse në KS. Pastaj Kosova në koordinim me faktorin ndërkombëtar zgjodhën rrugën e shpalljes se Pavarësisë nga përfaqësuesit e zgjedhur të popullit të Kosovës. Më 17 shkurt 2008, në Kuvendin e Kosovës u votua Deklarata e Pavarësisë. Deklarata e Pavarësisë e shpallur në Kuvend, e shpalli Kosovën Shtet të Pavarur Sovran dhe Demokratik. Pas këtij akti të lartë juridik kanë filluar njohjet ndërkombëtare dhe deri tani Kosovën e kanë njohur 116 shtete, anëtare të OKB-së. Një akt tjetër i rëndësishëm ndërkombëtar ka qenë edhe Vendimi i GJND i publikuar më 22 korrik 2010 lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Mbi bazën e të gjitha akteve juridike veç të fundit, më 15 prill 2008 është miratuar Kushtetuta e Kosovës e cila ka hyrë në fuqi më 15 qershor të atij viti.

Strategjia e Kosovës për dialog me Serbinë sipas Kushtetutës

Kushtetuta e Kosovës, akti më i lartë i shtetit askujt nuk ia jep të drejtën ta ndryshoj apo tjetërsoj tërësinë territoriale të Kosovës. Kushtetuta e Kosovës në nenin e saj të parë saktëson se: “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pavarur”. Ndërsa në paragrafin e dytë të nenit dy, saktëson: “Sovraniteti dhe integriteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me ketë Kushtetutë dhe me ligj”. Ndërsa në nenin 18 të Kushtetutës shkruan: “Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave(2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:

(1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;

(2) të drejtat dhe liritë themelore;

(3) anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare;

(4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës”.

Këto nene të Kushtetutës, në mënyrë më të saktë të mundshme mbrojnë tërësinë territoriale, sovranitetin e shtetit dhe mbrojnë ketë më të gjitha mjetet Kushtetuese që i ka Republika e Kosovës. Në të njëjtën kohë, Kushtetuta e jonë përcakton qartas detyrat e përgjegjësit e institucionit më të lartë të shtetit, Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kuvendi i Kosovës është i vetmi institucion kushtetues që e ka të drejtën për miratimin e Kushtetutës dhe ndryshimin e saj me dy të tretat e gjithë deputetëve të Kuvendit dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, gjithashtu me 2/3 e deputeteve të Kuvendit.

Mbi bazën e gjithë dokumenteve juridike (ligjore),vendore e ndërkombëtare, të nxjerra mbi bazën dhe në mbrojtjen e kufijve ekzistues të Kosovës dhe të qartësuara e të sanksionuara në aktin më të lartë të shtetit, në Kushtetutën e Kosovës. Më 7 shtator 2012, Kuvendi i Kosovës e ka hequr pavarësinë e mbikëqyrur, me aktin e fundit është përmbyllur pavarësia dhe sovraniteti i institucioneve të Republikës së Kosovës. Edhe akti i fundit është bere në bashkëpunim të plot me komunitetin ndërkombëtar, e veçmas më BE-në e SHBA-të. Natyrisht, për të gjitha këto çështje në Kosovë kishte edhe konsensus të gjerë nacional.

Duhet ta themi se pa Lëvizjen Kombëtare për Çlirim dhe veprën kulmore të saj, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe pa flijimin biblik të shqiptarëve në krye me Adem Jasharin, nuk do të kishim çlirimin e Kosovës. Nuk do të kishim as një akt juridik ndërkombëtar të përmendur, pra as Pavarësinë e sovranitetin dhe Kushtetutën si akt bazik të shtetit. Gjithashtu duhet të themi se pa mbështetjen e fuqishme të SHBA dhe BE-së, nuk do t’i kishim as 116 njohjet e shteteve anëtare të OKB-së.

Të përfundojmë. Dialog me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve tona Po, por jo pa konsensus nacional dhe pa asnjë kompromis tjetër veç atij që pala e Kosovës e ka bërë në Bisedimet e Vjenës. Ato bisedime patën përfunduar me Pakon e Ahtisarit mbi bazën e të cilit dokument është shpallur pavarësia e Kosovës. Kompromiset e palës shqiptare të përfshira në atë dokument i janë të njohur Komunitetit Ndërkombëtar. Çdo kompromis tjetër, i cilitdo nivel qoftë do të jetë komprometim, komprometim i cili shtetin e Kosovës e bënë jo funksional!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

Publikuar më 13.08.2020
Nga Flutura Açka Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i...

Nga Flutura Açka Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i hidhja këto shënime, por disa humbje të rëndësishme të ditëve të fundit, më shtynë t’i shkruaj. Prej disa javësh në Shqipëri, edhe pse e ekspozuar shumë për shkak të disa lëvizjeve rrotull, jam përpjekur të zbatoj në ekstrem të gjithë protokollin që kërkon mbrojtja […]

Lexo më shumë

Në lexim kritik i libriti “Nëna Terezë: Shenjtorja dhe kombi i saj”

Në lexim kritik i libriti “Nëna Terezë: Shenjtorja dhe kombi i saj”

Publikuar më 12.08.2020
Miku dhe bashkatdhetari im studiues Gëzim Alpion, i cili lig...

Miku dhe bashkatdhetari im studiues Gëzim Alpion, i cili ligjëron në Universitetin e Birmingham-it, i ka përkushtuar një copë të madhe të karrierës së tij akademike hetimit, ndriçimit dhe shkolitjes së personalitetit jashtëzakonisht kompleks të Gonxhe Agnes Bojaxhiut. Bota e njeh atë më mirë si Nëna Terezë. Unë e konsideroj këtë përkushtim të Alpionit një […]

Lexo më shumë

Nuk do të pranohen pazare me Greqinë për detin

Nuk do të pranohen pazare me Greqinë për detin

Publikuar më 11.08.2020
Koço Kokëdhima Bashkohem me shqetësimin e Këshillit të Ambas...

Koço Kokëdhima Bashkohem me shqetësimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë për presionet e Greqisë ndaj Shqipërisë për rifillimin e negociatave për një Marrëveshje mbi Detin, mbi përcaktimin e Zonës  Ekskluzive Ekonomike, pasi mbylljes së marrëveshjeve me Italinë e me Egjiptin dhe bisedimeve me Izraelin, Qipron, Libinë, etj. Është shqetësuese mungesa e informacionit nga ana e […]

Lexo më shumë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Publikuar më 07.08.2020
Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusi...

Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusit po bëhet dramatike. Vetëm dje kishim 6 viktima dhe 139 të prekur. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga vjen fluksi më i madh i turistëve kanë shifra rekord, parkatësisht me 15 pacientë të vdekur e 213 raste të reja dhe 6 vdekje dhe 88 raste të […]

Lexo më shumë

Moratorium për tenderat grabitës

Moratorium për tenderat grabitës

Publikuar më 07.08.2020
Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i ...

Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i EUROSTAT se ekonomia shqiptare ka humbur rreth 400 milionë euro që në tremujorin e parë të këtij viti si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë duhet të jetë alarm për Ministrinë e Financave. Vendi është më i godituri në rajon dhe Europë dhe rikthimi në […]

Lexo më shumë

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë