×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Rruga e mbarë të qoftë Ilir Meta”, Nano: Hera e parë që një ambasador amerikan e shpërfill Berishën

Mustafa Nano në monologun e kësaj të marte është ndalur të figurat politike në vend. Nano u shpreh se Presidenti i Republikës Ilir Meta sipas tij ka filluar të luajë lojën nga e para, me ideale të reja.

“Meta duket se ka vendosur ta fillojë lojën nga e para, me frymëzime të reja, me entuziazëm të ri, me ideale të reja. Dhe ideali kryesor i Metës është nacionalizmi, sovranizmi, anti-ambasadorizmi. Tamam-tamam, anti-amerikanizmi. Këtë ideal e ka përqafuar nga halli, jo nga qejfi. E ka si një last-resort. E ka si të vetmen lëvizje që i ka mbetur. Le t’i lidhim pak kohët e veprimet e personazhit në fjalë. Apo edhe të Berishës.

Përpara se të miratohej paketa e ligjeve të reformës në drejtësi, Sali Berisha e Ilir Meta nuk lanë gur pa lëvizur për ta sabotuar atë, për t’ia ndryshuar thelbin, për të minimizuar rolin e ndërkombëtarëve e për të rritur rolin e palëve politike shqiptare në atë reformë”, u shpreh ai.

Monologu nga Mustafa Nano:

Në monologun e fundit unë bëja thirrje që Rama, Berisha e Meta të largoheshin nga politika. Asnjëri nuk ma vuri veshin. Madje, Meta duket se ka vendosur ta fillojë lojën nga e para, me frymëzime të reja, me entuziazëm të ri, me ideale të reja.

Dhe ideali kryesor i Metës është nacionalizmi, sovranizmi, anti-ambasadorizmi. Tamam-tamam, anti-amerikanizmi. Këtë ideal e ka përqafuar nga halli, jo nga qejfi. E ka si një last-resort.

E ka si të vetmen lëvizje që i ka mbetur. Le t’i lidhim pak kohët e veprimet e personazhit në fjalë. Apo edhe të Berishës. Përpara se të miratohej paketa e ligjeve të reformës në drejtësi, Sali Berisha e Ilir Meta nuk lanë gur pa lëvizur për ta sabotuar atë, për t’ia ndryshuar thelbin, për të minimizuar rolin e ndërkombëtarëve e për të rritur rolin e palëve politike shqiptare në atë reformë.

Në këto përpjekje e sipër u futën në konflikt me ambasadorin amerikan që, në emër të vendit të tij, ishte investuar fuqimisht në këtë reformë. Ky i fundit filloi t’u bënte kërcënime të drejtpërdrejta, madje në një plan diplomatik harbute e të pacipa. Por funksionuan këto kërcënime. Meta e Berisha u tërhoqën. Zunë t’i qurraviten e jargaviten ambasadorit amerikan. Jo vetëm kaq. Ata u detyruan të shkonin në Parlament, bashkë me 140 deputetë të tjerë, për të votuar në favor të një ligji, me të cilin nuk ishin fare dakord.

Ishte shumë poshtëruese. Ishte poshtëruese për ta, por edhe për ne të tjerët. Sepse po shihnim se si njerëz të fuqishëm në Shqipëri, që kishin qenë kryeministra e presidentë, po trajtoheshin si lecka nga një ambasador. Po pse e lanë veten të trajtoheshin ashtu? Sepse ishin të zhytur në gjiriz deri në grykë. Sepse ndërgjegjen e kishin të ndotur. Sepse u ishte mbushur mendja që të huajt dinin për ta gjëra që nuk duhej t’i dinin. Ndiheshin të pambrojtur. Ndiheshin të kërcënuar. Kështu ndihen edhe sot. Dhe çdo lëvizje e aksion publik e bëjnë nën efektin e kësaj frike.

Berisha përcjell mesazhe çdo ditë. Dhe ka vetëm një qëllim: I është mbushur mendja se do ta fusin në burg, i është mbushur mendja se këtë gjë e duan amerikanët, dhe ai kërkon t’i thotë ambasadores amerikane se nuk do ta kenë të lehtë të veprojnë ndaj tij, se ai ka në dorë opozitën, për rrjedhojë ka në dorë stabilitetin e vendit. Berisha po i bie këmbës, që ambasadorja amerikane t’ia vari pak, t’i kërkojë një takim. Por ajo e torturoi. Nuk i ka kërkuar një takim. Dhe gjasat janë që të mos i kërkojë asnjë takim.

Ambasadorja duket sikur ka ardhur në Shqipëri me një listë gjërash që nuk duhet t’i bëjë, dhe një pikë e kësaj liste është: Mos tako Sali Berishën. Dhe kjo është vuajtja e Berishës. Është hera e parë që një ambasador amerikan e shpërfill. Dhe këtë ai e merr si shenjë të fundit të tij.

Ky është edhe halli i Metës. I është fiksuar që amerikanët nuk e duan. Madje, më keq akoma, që e duan në burg. Dhe kështu, ai ka kohë që flet veç për burg. Ose për vdekje. Fillimisht përmendi Allenden, duke lënë të nënkuptohet se do të vrasë veten. Më pas përmendi Vojo Kushin, Avni Rustemin, Isa Boletinin, Mic Sokolin. Para ca ditësh tha se mafia ndërkombëtare ka bërë plan që ta vrasë.

Të vjen keq që Presidenti i Republikës është në këtë gjendje. Por duhet ta kishim pritur që kjo të ndodhte. Ju kujtohet momenti kur Ilir Meta u zgjodh President? Ai ishte i dëshpëruar. Nxinte e sterronte. Dukej sikur po i vinin prangat, në një kohë që sapo e kishin zgjedhur President të Republikës, që është posti e përgjegjësia më e nderuar e republikës së Shqipërisë. Njeriu, kur është në politikë, e ëndërron atë moment, pasi është kurorëzim i një jetë të tërë. Ndërsa atë po e çonin atje me pahir. Nuk donte, por nuk refuzonte dot. Nuk merrej vesh pse nuk refuzonte dot, por fakti është që nuk refuzonte dot. Do kishte bërë mirë të refuzonte.

Do kishte bërë mirë edhe për vete, por edhe për ne të tjerët, pasi nuk do kishim në presidencë që njeri që flet për burgun, për vdekjen, për vetëvrasjen, për mafien ndërkombëtare, për lobe ruse në administratën amerikane, për mbrojtjen e Kosovës e të Shqipërisë prej shteteve të bashkuara të Amerikës. Kjo është rruga ku është futur së fundmi Ilir Meta. Është rruga e mbrojtjes së shqiptarëve prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rrugë e mbarë, Ilir Meta!/abcnews.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Haradinaj president? Kokëdhima: Nder dhe garanci për Kosovën

Haradinaj president? Kokëdhima: Nder dhe garanci për Kosovën

Publikuar më 13.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se e...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se e përkrah ambicien e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të garuar për president të Republikës së Kosovës, sepse ai dhe familja  e tij kanë bërë shumë sakrifica për Kosovën dhe se si kryetar shteti do të jetë garanci kundër politikanëve antishqiptarë që mbështesin ndarjen e vendit […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Vetëflijimi i 29-vjeçarit është një dramë shokuese, të hetohet

Kokëdhima: Vetëflijimi i 29-vjeçarit është një dramë shokuese, të hetohet

Publikuar më 13.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, u shpreh se v...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, u shpreh se vetëflijimi sot në mëngjes i 29-vjeçarit të infektuar me COVID-19, duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, ku ishte shtruar prej ditësh, është një dramë shokuese. Ai bëri thirrje që drejtësia të hetojë dhe zbardhë rastin, duke parandaluar humbje të tjera njerëzore […]

Lexo më shumë

Kokëdhima, urim në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Kokëdhima, urim në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Publikuar më 12.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, uroi të rinjt...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, uroi të rinjtë shqiptarë me një foto familjare me të rinjtë e forcës politike që drejton, duke u shprehur se ata janë shpresa e vetme e Shqipërisë së stërmunduar nga politika e vjetër për ndryshimin e madh demokratik që meriton vendi. Urimi i Kokëdhimës: Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë […]

Lexo më shumë

Greqia nuk heq dorë nga marrëveshja detare/ Deklarata e ministrit të jashtëm grek: Problemi qëndron tek Presidenti

Greqia nuk heq dorë nga marrëveshja detare/ Deklarata e ministrit të jashtëm grek: Problemi qëndron tek Presidenti

Publikuar më 11.08.2020
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka dhënë një intervis...

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka dhënë një intervistë ku u shpeh se Greqia duhet të fokusohet në arritjen e një marrëveshjeje për kufirin detar në raport me Shqipërinë. Kjo u tentua edhe në vitin 2017/2018 , por dështoi. Në intervistën për Skai TV më 7 Gusht, u shpreh se “problemi” në nisjen bisedimeve […]

Lexo më shumë

Kandidatët e PD për deputetë në “vetting”/ Do deklarojnë nëse kanë marrë drogë apo kanë frekuentuar psikologun

Kandidatët e PD për deputetë në “vetting”/ Do deklarojnë nëse kanë marrë drogë apo kanë frekuentuar psikologun

Publikuar më 11.08.2020
Rreth 3600 emra të propozuar nga anëtarësia e PD-së si kandi...

Rreth 3600 emra të propozuar nga anëtarësia e PD-së si kandidatë për deputetë dhe kryebashkiakë, do kalojnë përmes filtrit të kontrollit nga Komisioni i Vlerësimit. Nga data 3 Gusht, 5 anëtarët e komisionit, kanë nisur punën, duke vlerësuar pastërtinë e figurës së kandidatëve. Këtyre të fundit iu është dashur të plotësojnë një formular të gjatë […]

Lexo më shumë

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, letër drejtuar diplomatëve të huaj në Tiranë

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, letër drejtuar diplomatëve të huaj në Tiranë

Publikuar më 11.08.2020
Kreu i partisë ZGHIDHJA, zoti Koço Kokëdhima, ju ka drejtuar...

Kreu i partisë ZGHIDHJA, zoti Koço Kokëdhima, ju ka drejtuar një letër ambasadorëve të huaj në Shqipëri. Shqetësimi i tij është situata aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria, ku po lufton që prej marsit me pandeminë Covid-19. Kokëdhima thekson faktin se vendi po përballet me shifra të larta të përhapjes së virusit, numrit të viktimave […]

Lexo më shumë

Nxjerr ‘zbuluar’ Bashkinë e Durrësit, PD: Këshilli u mblodh vetëm pas denoncimit të Bashës

Nxjerr ‘zbuluar’ Bashkinë e Durrësit, PD: Këshilli u mblodh vetëm pas denoncimit të Bashës

Publikuar më 10.08.2020
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës zyrtare të Bash...

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës zyrtare të Bashkisë së Durrësit, e cila përgënjeshtroi Lulzim Bashën në lidhje me kryefamiljarin Kadri Barruku, i cili pretendonte se nuk kishte marrë bonus qeraje dhe kishte ngelur pa shtëpi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj shkruan se Këshilli Bashkiak i Durrësit […]

Lexo më shumë

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Publikuar më 05.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se t...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se tragjedia njerëzore në Bejrut, me dhjetëra jetë të humbura, mijëra të plagosur dhe dëme kolosale materiale duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për autoritetet shqiptare. Ai u bëri thirrje autoriteteve që të nisin pa vonesë kontrollin e territorit dhe të sigurojnë jetën dhe pronën e qytetarëve. Reagimi […]

Lexo më shumë