Rrokaj në Vlorë: Ndryshimi i madh po vjen

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Dionis Xhafa

Kandidati për deputet që kryeson listën e LSI për Vlorën Shezai Rrokaj është duke vijuar takimet intensive me qytetarët vlonjatë. Rrokaj e ka zhvilluar takimin e radhës në rajonin numër pesë, shumë pranë shkollës “Ibrahim Kushta”.

Rrokaj tha përpara banorëve se LSI ka një program të qartë ekonomik për të ndryshuar gjendjen në vend. “Një politikë e thjeshtë, një poltikë e LSI-së do të thotë një politikë që fillon me parimin bazë të qytetarit dhe të marrdhënies së shtetit me qytetarin. Parimi bazë mbështetet në 5 shtylla kryesore: rrugën, ujin, energjinë, shëndetësinë”, tha ai. Rrokaj është ndalur edhe te emigrimi masiv i të rinjve, duke theksuar se ky fenomen ndodh për shkak se rinia ka humbur besimin se mund të ndërtojë të ardhmen në Shqipëri.

“Shqipëria radhitet ndër vendet e para për emigracionin. Shqiptarët nuk duan që të rrijnë në Shqipëri sepse as shtëpia, as lagjja, as qyteti nuk iu jep shpresë për të jetuar”, u shpreh Shezai Rrokaj.

/D.Xh/