Rrjedhja e gazit në Bulqizë/ Humb jetën nëna bashkë me dy fëmijët

Nëna bashkë me dy fëmijët mësohet se ka humbur jetë pas rrjedhjes së gazit, në ngjarjen e ndodhur në Ostren të Bulqizës ditën e sotme.

Paraprakisht mësohet se viktimat, shtetasja Rajmonda Tolaj 40 vjeç dhe dy fëmijët e saj, janë helmuar si pasojë e rrjedhjes së gazit. Fëmijët e mbetur të helmuar ishin të moshës 14 dhe 18 vjeç.

Ndërsa një tjetër anëtarë i familjes, një vajzë, ndodhet në gjendje të rëndë dhe po punohet për sjelljen e saj në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Bulqizë/ Informacion paraprak

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet