Rrjedhja e bombolës në Bulqizë/ Gjenden të vdekur 3 anëtarët e familjes, vajza në gjendje kritike

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Ostren të Bulqizës, ku pas rrjedhjes së një bombole gazi kanë ndërruar jetë 3 anëtarë të një familjeje.

Paraprakisht mësohet se një nga fëmijët (vajzë) e familjes është gjetur në gjendje të rëndë dhe po bëhet e mundur dërgimi i saj për ndihmë mjekësore.

Raportohet se ambulanca dhe forcat e policisë janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes, por terreni i vështirë dhe moti i keq me reshje e kanë vështirësuar punën e tyre.

Bëhet me dije se është kërkuar edhe ndihmë nga kryeqyteti, për të dërguar një helikopter, i cili të bëjnë të mundur sjelljen e vajzës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

12.01-Tragjedi në Bulqizë, tre të vdekur nga rrjedhja e bombolës

Një ngjarje e rëndë është raportuar vetëm pak minuta më parë në fshatin Ostren, ku tre persona të një familjeje mësohet se kanë ndërruar jetën si pasojë e një rrjedhje  e bombolës së gazit.

Ndërsa bëhet me dije se një person ka mbetur i lënduar rëndë dhe është kërkuar ndihmë nga Tirana për të bërë të mundur një helikopter për transportimin e të helmuarës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet