Rritje pensionesh për 3 kategori, emrat që përfitojnë

Nis procesi i dhënies së përfitimeve për 17 400 ish-punonjës të minierave, gazit dhe naftës. Llojet dhe masa e përfitimit sipas kategorive. Përparësi në radhë pensionet e invaliditetit, më tej ato të pleqërisë

Neritan Gjergo

Punonjësit e nëntokës, të cilët kanë dalë në pension para vitit 2015 duhet të drejtohen pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të përfituar shtesë mbi pagesat mujore. Kjo falë një vendimi që mban datën 11 nëntor 2019 e që ka hyrë në fuqi 5 ditë më parë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pas përgatitjes dhe përfundimit të kuadrit të plotë ligjor bën të ditur të gjitha Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore kanë nisur punën për dhënien e këtyre përfitimeve, ndërsa “Shekulli”, ka siguruar emrat 70 ish-punonjësve të parë që do të përfitojnë shtesë pensioni pleqërie a invaliditeti deri në masën 5 për qind.  ISSH i tha gazetës se deri tani janë depozituar rreth 17,400 kërkesa për përfitim nga ky Ligj, të cilat do të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër. Sqarojmë se vendim  nuk prek vetëm ish-punonjësit e minierave, por edhe profesionet e tjera të vështira, si naftëtarët, metalurgët dhe punonjësit e gazit. Për të përfituar pension për shkak të profesionit, personat që plotësojnë kushtet sipas ligjit, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të sigurimeve shoqërore, plotësojnë dhe dorëzojnë në strukturat vendore të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ose në agjencitë lokale të sigurimeve shoqërore kërkesën për caktim pensioni sipas formatit të miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, të shoqëruar me: a) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit, i nënshkruar nga vetë personi; b) Vërtetimin e zyrës së Gjendjes Civile në rast të ndryshimit të gjeneraliteteve; c) Librezën e punës të plotësuar në të gjitha rubrikat sipas llojit të punës; ç) Vërtetimin për bazën e vlerësuar për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994 deri në datën e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare nga puna ose vetëpunësimi; d) Vërtetimin e posaçëm të konfirmimit të llojit të punës në profesionet e vështira, sipas përcaktimeve në këtë ligj dhe në vendimin nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, i lëshuar nga ndërmarrja ku personi ka qenë i punësuar, kur subjekti është aktiv ose nga dokumentacioni arkivor i sigurimeve shoqërore; dh) Vërtetimin për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për burrat); e) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni, i njohur për zbatimin e dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Llojet e përfitimeve

  1. Pension për  shkak  të  profesionit  (llojit  të punës) 2. Shtesë mbi pensionin e pleqërisë; 3. Shtesë mbi pensionin e invaliditetit.

Kush janë përfitues: Pensionin për  shkak  të  profesionit  (llojit  të punës) e përfitojnë:
a) Ish-punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë; trajtimi me përfitime përpara moshës dhe kushteve të përcaktuara në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij; b) Ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 1, “Punë, që hyjnë në kategorinë e parë”, krerët IV, pikat 2 e 3, dhe XI, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”, të ndryshuar. c) Ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 2, “Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë”, kreu V, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar, dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, sipas listës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ç) Ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”

Kategoritë

Shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe mbi pensionin e invaliditetit, e përfitojnë:
a) ish-punonjësit, sipas përcaktimeve në këtë ligj, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

  1. b) shtesën mbi pension, sipas shkronjës “a”, e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet dhe punët e përcaktuara në këtë ligj;
  2. c) shtesën mbi pension, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014.

70 ish-punonjësit që përfitojnë të parët

Emrat e parë të listuar nga ISSH, vijnë nga qarku i Kukësit. Përpos tyre, tashmë pas përgatitjes dhe përfundimit të kuadrit të plotë ligjor, të gjitha Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore kanë nisur punën për dhënien e këtyre përfitimeve. Në këtë kuadër, Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të lehtësuar procedurën e informimit të përfituesve do të publikojë çdo ditë listat emërore në faqen zyrtare të ISSH-së. Deri tani janë depozituar rreth 17,400 kërkesa për përfitim nga ky Ligj, të cilat do të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër.

Lista

Lista by shekullionline on Scribd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet