
Kryeministri i vendit, Edi Rama në një bashkëbisedim me studentët ka folur për situatën e fundit të pandemisë. Sipas Ramës më e keqja ka kaluar por nuk përjashtohet edhe vendosja e masave të tjera shtërnguese. E tëra sipas tij do të varet nga sjellja e çdo individi.
“Në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë mund të themi se jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Do ta kalojmë dhe do të dalim më fortë.
Masat shtrënguese nuk i vë unë por eskpertët. Masa më e rëndësishme mbetet se çfarë bëjmë secili si individ. Deri tani ma ha mendja që nëse shohim atë që është problemi kryesor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin në spital, jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet jemi në ekuilibër. Për momentin nuk kemi folur për masat shtrënguese por kjo nuk i përjashton ato sepse vendoset hap pas hapi”, u shpreh Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply