Rritet rivaliteti për kartonin e Belloti, në garë edhe PSG-ja

Publikuar më 18. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Prej disa kohësh tashmë, sulmuesi i Torinos është kthyer në objektivin kryesor të shumë klubeve të mëdha evropiane, por këto ditë mediat sportive raportojnë se kësaj gare i është bashkuar edhe PSG-ja.

Skuadra franceze nuk ka mundur të gjej një zëvendësues të denjë pas largimit të Zlatan Ibrahimovic dhe alternativa e vetme për ta ka qenë Edison Cavani.

Nga ana tjetër për shërbimet e sulmuesit  është në garë edhe Milan e manchester United, ku “Djajtë e Kuq” e shohin  23-vjeccarin si pasuesin e denjë për Ibrahimovic.

Ndërkohë klauzola për shitjen e lojtarit është plot 100 milionë euro, një shifër e përballueshme nga të treja skuadrat.

/D.T/