
Greqia bëri të ditur se rastet e reja të konfirmuara laboratorike me koronavirus të regjistruar në 24 orët e fundit janë 17.409, nga të cilat 55 janë zbuluar pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 1,830,263 (ndryshim ditor + 1,0%), nga të cilët 49,8% janë meshkuj.
Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 401 infektime konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 1750 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.
Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 98, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 22.852 vdekje. 95.0% kishin sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 653 (59,3% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç. 83.0% kanë një sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart. Nga pacientët e intubuar, 525 (80.4%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 128 (19.6%) janë plotësisht të vaksinuar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply