Rriten temperaturat por kthehen shirat! Ja si parashikohet moti nesër

Intervale të shkurtra kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojnë në të gjithë Shqipërinë, më të dendura në zonat Lindore duke gjeneruar shira, të cilat në mesditë shtrihen në të gjithë territorin, herë pas here në formë rrebeshi.

Pasditja vijon në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në zonat malore duke lënë me mot të vranët bregdetin dhe zonën e ulët.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore 6 gradë C deri në 26-27 gradë C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet