Rriten temperaturat! Ja si parashikohet moti për nesër

Vendi jonë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare bë zonat malore, por zonat e ulëta dhe kryesisht ultësira Perëndimore mbetet me kthjellime.

Mesdita dhe pasditja vijojnë me kthjellime, ndërsa vranësira shfaqen në ekstremin Verior duke rrezikuar rrebeshe afatshkurtër.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë me shpejtësi deri 28 km/h, nga drejtimi kryesisht Jugor duke gjeneruar bë det dallgëzim 2 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten në të dy vlerat ditore, duke u luhatur nga 17 gradë C deri në 36 gradë C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet