
Shifra të larta të personave të infektuar me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj informon se nga 1665 testime për koronavirus, 115 raste kanë rezultuar pozitiv ndërsa ka humbur jetën një person.
34 raste janë shënuar në Shkup, Kumanovë-10, Shtip-14, Prilep-15, Tetovë-3, Strugë-13, Manastir-4, Ohër-4, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Krushevë-1, Koçan-1, Probishtip -2, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-2, Vinicë-3, Delçevë-1, Shën Nikollë-2.
Ndërsa ka humbur betejën me COVID-19 një person, duke e çuar në 604 numrin e viktimave.
Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 14.455 persona.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply