×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rrisqet për ekonominë shqiptare/ FMN kritika qeverisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se për shkak të pasojave të tërmetit dhe pandemisë së koronavirusit ekonomia do të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 .

Pas një vëzhgimi 5-ditor të bërë në vendin tonë, FMN ka arritur në përfundimin se pasi të normalizohen efektet e këtyre goditjeve, do të duhet konsolidimi fiksal i bazuar në të ardhurat buxhetore.

Ajo thotë se për të lehtësuar pasojat e pandemisë dhe tërmetit duhet të rritet defiçiti fiskal për të mbështetur ekonominë dhe për të siguruar fonde për shpenzime në shëndetësi dhe për rindërtimin.

Lidhur me nismën e qeverisë për të hequr tatim fitimin për biznesin e vogël deri në vitin 2029, FMN deklaron se duhet një mbështetje e përkohshme dhe e mirëorientuar.

Ajo është kundër propozimit për aministinë fiskale, e cila sipas saj do të cenonte përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Deklarata

Njoftimet për shtyp në fund të misionit përmbajnë deklarata nga stafi i FMN-së që përcjellin gjetjet paraprake pas vizitës në një vend.

Pikëpamjet e shprehura në këtë deklaratë janë ato të stafit të FMN-së dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bordit Ekzekutiv të FMN-së. Ky mision nuk do të pasohet nga një diskutim në Bord.

Për shkak të pasojave të tërmetit dhe të pandemisë së COVID-19, ekonomia e Shqipërisë pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rimarrë veten në vitin 2021. Por pasiguria është e lartë. • Mbështetja e përkohshme, e mirëorientuar dhe transparente për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur dhe duhet të jetë e integruar në një program të besueshëm buxhetor afatmesëm.

Pasi të jenë qetësuar efektet e këtyre goditjeve, do të jetë me rëndësi kritike rifillimi i konsolidimit fiskal të bazuar në të ardhurat buxhetore dhe vendosja e borxhit publik në një rrugë të qëndrueshme me trend zbritës, për të rikrijuar hapësirën për kundërpërgjigje nëpërmjet politikave buxhetore. Uashington, D.K., 1 korrik 2020 – Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e zonjës Yan Sun, ka kryer në distancë një mision në Shqipëri gjatë periudhës 25 qershor-1 korrik. Në përfundim të këtij misioni, zonja Sun lëshoi këtë deklaratë: “Pritshmëria afatshkurtër për ekonominë shqiptare mbetet e vështirë, çka pasqyron efektet e ndjeshme të tërmetit të muajit nëntor 2019 dhe të pandemisë së COVID-19. Si në të gjithë botën, por edhe si rrjedhojë e varësisë së Shqipërisë nga turizmi dhe nga dërgesat e emigrantëve, ekonomia pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rifillojë rimëkëmbjen në vitin 2021. Kjo pritshmëri është objekt i pasigurive të mëdha të pazakonta, duke pasur parasysh natyrën e goditjes nga pandemia.

“Stabiliteti makroekonomik i Shqipërisë është ruajtur deri tani, falë menaxhimit të mirë të politikave dhe falë kushteve financiare lehtësuese në botë. Për të përballuar pasojat e pandemisë dhe të tërmetit është e nevojshme një rritje e konsiderueshme e defiҫitit fiskal në vitin 2020, për të mbështetur ekonominë dhe për të siguruar fonde për shpenzime në shëndetësi dhe për rindërtimin.

Pasi të jenë qetësuar efektet e këtyre goditjeve, do të jetë me rëndësi kritike rifillimi i konsolidimit fiskal të bazuar në të ardhurat buxhetore dhe vendosja e borxhit publik në një trajektore të qëndrueshme zbritëse, në mënyrë që të rikrijohet hapësira për përgjigje nëpërmjet politikave buxhetore.

Në këtë aspekt, i nxisim fuqimisht autoritetet për të vijuar përgatitjen e një Strategjie Afatmesme për të Ardhurat për të ngritur një sistem tatimor më të drejtë, më të thjeshtë, më efikas dhe më transparent, i cili do të sigurojë burimet e nevojshme për të arritur objektivat e Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit.

Përpjekjet për të menaxhuar risqet fiskale në rritje, përfshirë PPP-të, gjithashtu duhet të forcohen si dhe cilësia e menaxhimit të investimeve publike duhet të forcohet. “Kemi ndjekur me shqetësim një propozim të kohëve të fundit për të hequr deri në vitin 2029 tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë dhe TVSH- në për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë.

Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirëorientuar, transparente, si edhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm. Pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore për tatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel i cili do të duhej të përcaktohej me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat.

Vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cënonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore. Gjithashtu, ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cënonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion. “Politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë (BSH) mbetet e përshtatshme.

Vijimi i fleksibilitetit në kursin e këmbimit do të ndihmojë në amortizimin e goditjeve dhe në rivendosjen e bilancit të jashtëm. Sistemin bankar në përgjithësi pandemia e gjeti likuid dhe të kapitalizuar mirë. Por, forca e tij përballuese do të sprovohet dhe pikat e dobëta, përfshirë këtu edhe stoku akoma i lartë i kredive me probleme, do të duhet të monitorohen nga afër dhe të administrohen.

Mbajtja e pandryshuar e rregullave të klasifikimit të kredive dhe provigjonimeve është e rëndësishme për vlerësimin sa më saktë të humbjeve të mundshme të bankave. Ne mbështesim ristrukturimin e matur të kredive aty ku është e nevojshme për ato sektorë dhe biznese që janë prekur nga goditjet. “Dëshirojmë të falënderojmë palën shqiptare për diskutimet e hapura dhe të frytshme dhe i urojmë qeverisë dhe popullit shqiptar suksese në kapërcimin e këtyre goditjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Keni dy punë? Kujdes, filloni e ruani para, tatimi mbi pagat do t’ju rritet ndjeshëm, të paktën 400 euro më shumë në vit

Keni dy punë? Kujdes, filloni e ruani para, tatimi mbi pagat do t’ju rritet ndjeshëm, të paktën 400 euro më shumë në vit

Publikuar më 02.01.2021
Nëse gjatë vitit 2020, keni pasur dy punë, pavarësisht shumë...

Nëse gjatë vitit 2020, keni pasur dy punë, pavarësisht shumës që jeni paguar në secilën prej tyre, duhet të hiqni para mënjanë çdo muaj, në mënyrë që të mos ju rëndojë kur të duhet të paguani tatimin shtesë deri në fund të prillit 2021. Këtë formë kursimi do të duhet ta bëni tashmë çdo muaj […]

Lexo më shumë

Ulja e pragut dhe heqja e TVSH: Të gjitha ndryshimet fiskale që hynë në fuqi këtë vit

Ulja e pragut dhe heqja e TVSH: Të gjitha ndryshimet fiskale që hynë në fuqi këtë vit

Publikuar më 01.01.2021
Për herë të parë në 2021 nuk është miratuar një paketë e plo...

Për herë të parë në 2021 nuk është miratuar një paketë e plotë fiskale siç ka ndodhur vitet e kaluar, për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia. Megjithatë, ndryshimet ligjore që hynë në fuqi nga 1 janari 2021 nuk kanë munguar, duke filluar nga rritja e pagës minimale e maksimale, bërja zero […]

Lexo më shumë

Zëri i Amerikës: Ekonomia shqiptare pëson rënie edhe në tremujorin e tretë

Zëri i Amerikës: Ekonomia shqiptare pëson rënie edhe në tremujorin e tretë

Publikuar më 24.12.2020
Shqipëria regjistroi tremujorin e tretë radhazi me një rritj...

Shqipëria regjistroi tremujorin e tretë radhazi me një rritje ekonomike negative, ndikuar nga pandemia e COIVID 19 Të dhënat zyrtare të publikuara sot nga Instituti i Statistikave tregojnë se në tremujorin e tretë ekonomia e vendit ra me 3.47 përqind, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e dytë ishte regjistruar […]

Lexo më shumë

Fitimet marramendëse të koncesionarit të Rinasit, si u rritën brenda një dekade (TABELAT)

Fitimet marramendëse të koncesionarit të Rinasit, si u rritën brenda një dekade (TABELAT)

Publikuar më 20.12.2020
Koncesionari i aeroportit të Rinasit ka shënuar një rritje t...

Koncesionari i aeroportit të Rinasit ka shënuar një rritje të fuqishme të xhiros vjetore dhe të fitimit para tatimit në 10 vitet e fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga opencorporates.al, nga viti 2009 dheri në vitin 2019, koncesioni i aeroportit të vetëm të Shqipërisë që kontrollohet nga kompania “REAL FORTRESS PRIVATE LIMITED” me seli […]

Lexo më shumë

Shpërblimi në fundvit, 50 mijë lekë të vjetra për çdo pensionistë

Shpërblimi në fundvit, 50 mijë lekë të vjetra për çdo pensionistë

Publikuar më 15.12.2020
Në një konferencë me gazetarët kryeministri Rama lajmëroi se...

Në një konferencë me gazetarët kryeministri Rama lajmëroi se është akorduar një fond prej 34 milion dollar shpërblim për pensionistët. Çdo pensionistë do të shpërblehet me 50 mijë lekë të vjetra këtë fundvit.  “Po përgatisim aktin normativ. Dhe pavarësisht pengesave ne do të vendosim 34 milion dollar tani për pensionistët. Nuk do heqim asnjë qindarkë […]

Lexo më shumë

Publikohet raporti i FMN-së: Shqipëria, ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset

Publikohet raporti i FMN-së: Shqipëria, ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset

Publikuar më 30.11.2020
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar sot raportin për Shq...

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar sot raportin për Shqipërinë, të parë nën ndikimin e tërmetit të një viti më parë dhe të pandemisë së COVID-19. Sipas FMN, Covid ndikoi negativisht në ekonominë e Shqipërisë dhe se Shqipëria pati ndihmën më të ulët për qytetarët dhe për bizneset. Po kështu FMN thotë se paketa ekonomike ishte […]

Lexo më shumë

OBSH: 8 % e familjeve në Shqipëri ranë në varfëri nga shpenzimet e larta për shëndetin

OBSH: 8 % e familjeve në Shqipëri ranë në varfëri nga shpenzimet e larta për shëndetin

Publikuar më 10.11.2020
Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ...

Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë zbulon se pagesat nga xhepi për shëndetin janë një burim kryesor i vështirësive financiare për njerëzit në Shqipëri. Rreth 8% e familjeve janë futur në varfëri ose varfërohen më tej pasi paguajnë nga xhepi për shërbime shëndetësore dhe 12% e familjeve përjetojnë shpenzime katastrofike […]

Lexo më shumë

Raporti i KLSH-së: Aq shumë është shkelur ligji i buxhetit, saqë do të ishin paguar 65 mln euro lekë gjoba më 2019

Raporti i KLSH-së: Aq shumë është shkelur ligji i buxhetit, saqë do të ishin paguar 65 mln euro lekë gjoba më 2019

Publikuar më 06.11.2020
Nëse do të ishin aplikuar gjoba aq herë sa nuk është respekt...

Nëse do të ishin aplikuar gjoba aq herë sa nuk është respektuar ligji i buxhetit do të ishin arkëtuar 8 miliardë lekë ose 65 milionë euro në arkën e shtetit, përllogarit Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Vala e shkeljeve është aq e madhe sa, përfshin të gjitha njësitë publik publike të cilat faturojnë dhe […]

Lexo më shumë