Rrëzohet nga 10 metra lartësi, shqiptari rëndë në spital

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Elidona Syla

Një shtetas shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka rënë nga një lartësi prej dhjetë metrash teksa ishte në vendin e punës.

Duke cituar policinë, mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Via Nazionale Piemonte.  Ndërkohë i plagosuri është shtetasi Edmond Ndou, 33 vjeç.

Ai ishte duke punuar në çatinë e një kapanoni kur humbi ekuilibrin dhe ra. Ndou u shpëtua nga një ekip i zjarrfikësve të Savonas, dhe u dërgua për mjekim në Santa Corona në Pietra Ligure.

Sipas policisë vendase, 33-vjeçari është shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.

E. S/Shekulli Online/