Rrëzohet kërkesa e Gashit, kryeprokurorja nuk do të paraqitet në Gjykatë

Është rrëzuar kërkesa për paraqitjen e kryeprokurores Arta Markut në seancën për padinë e prokurores Rovena Gashi, pasi ajo e largoi nga posti i Drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Rovena Gashi u përfaqësua nga avokati Çlirim Gjata, ndërsa Arta Marku nga Pranvera Gruda, ndërkohë që seanca gjyqësore e radhës do të zhvillohet më 27 shkurt në orën 13:30. Avokatja e kryeprokurores ka kërkuar rrëzimin e padisë, pasi sipas saj është e pabazuar në prova dhe kërkesa është abuzive.
Lirimi nga detyra
Rovena Gashi, e cila njihet si krahu i djathtë i Adriatik Llallës, ka paditur prokuroren Arta Marku ndërsa kërkon pezullim të vendimit të marrë. Padia është depozituar në Gjykatën Administrative. Rovena Gashi pretendon se Marku e ka hequr nga detyra pa motivacion, fill pasi ajo depozitoi kërkesën në KQZ për t’ju hequr mandati i deputetit, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehociva pa u konsultuar me kryeprokuroren.

Të tjera

Abissnet