Rreziku i përmbytjeve kaloi, por tashmë bëhuni gati për acar

Publikuar më 05. 12. 2017 nga Eno Shkëmbi

Shirat e dendur të ditëve të fundit që përmbytën një pjesë të mirë të territorit duket se po ia lënë vendin temperaturave të ulëta.

Rreziku më i madh kaloi. Ekspertët e Gjeoshkencave e kanë përjashtuar mundësinë e përmbytjeve,  temperatura dimërore do vijojë të ndihen më shumë.

Sipas sinoptikanëve, do të ketë një ulje me disa gradë në vlerat ekstremale. Madje temperatura minimale në vendet malore priten -6, ndërsa në vendet ulëta 2 °C.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

– Në bregdet: 4 °C / 11 °C;

– Në vendet e ulëta: 2 °C / 9 °C;

– Në vendet malore:  -6 °C / 5 °C.

Nuk priten shiu, por parashikohet një forcim i erës. Parashikohet që era të forcohet dhe në bregdet do të arrijë deri mesatare.