×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rreziku i ri/ Ilaçet do të shiten në dyqanet e bukës dhe materialeve të ndërtimit, ja planet e reja në Shqipëri

Para disa ditësh, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, me anë të një denoncimi në faqen e saj zyrtare, shpjegonte se si një i mitur, një fëmijë që nuk dihej nëse kishte apo jo njohuritë për biznesin, po ofrohej për të dhënë shuma marramendëse për të blerë faramcitë ne Shqipëri.

Me këtë rast aktualisht është duke u marrë drejtoria e krimit ekonomik. Por sot, një rrezik tjetër po ngrihet për të shkatërruar rrjetin farmaceutik në Shqipëri. Krijimi i rrjetit parafarmaceutik, është projekti i ri që po tenton të vihet në treg.

Shumë ilaçe do të shiten nga dyqane që shesin edhe bukë edhe cigare edhe materiale ndërtimi. Ky fakt është denoncuar sot nga Udhri i Farmacistëve të Shqipërisë, të cilët i kërkojnë shtetit shqiptar të bëjë ndërhyrjet e nevojshme për të parandaluar këtë katastrofë mejkësore.

Të nderuar kolegë,

Në vazhdë të reagimeve që Urdhri i Farmacistëve ka bërë për ruajtjen e sistemit farmaceutik dhe për mbrojtjen e profesionit të farmacistit, me shqetësim të madh duam të ngremë para jush të nderuar kolegë, rrezikun e një abuzimi tjetër i cili duket se nuk do jetë i largët në kohë, ti përplaset shërbimit tonë. Në dijeninë tonë po qarkullon informacioni se po pregatitet një skemë tjetër falimentuese për subjektet farmaceutike e ngritur në bazë të paligjshmërisë, e për rezultat të korrupsionit.

Mendohet se biznesmen të cilët mbase s’kanë se si të justifikojnë paratë e fituara nga evazioni fiskal, korrupsioni dhe lidhjet me pushtetin apo botën e krimit, po përgatisin veç rrjeteve farmaceutike të hapin rrjetin parafarmaceutik. Kjo do të thotë, që produkte të ndryshme mjekësore po tentohen të shiten sikur të ishin materiale ndërtimi, me skemën e qendrave tregtare, e më pas rrjeteve. Pra, thuajse gjysma e punës sonë, ku ndër to përmendim ortopedinë, ndihmën e shpejtë, higjenën orale, kozmetika dhe aksesorët që gjenden në farmaci, do të ofrohen nga ata që shesin edhe bukën apo cigaret, deri tek pincat e tapetat.

Rreth 40 % e produkteve në farmaci i përkasin atyre jo medikamente të mirëfillta, pra parafarmaceutik. Në farmacitë tona, këto produkte kontrollohen nga ata institucione të cilat kanë tagër të kontrollojnë sistemin farmaceutik e shëndetësor. Subjektet tona janë të detyruara të plotësojnë një sërë normash e standartesh për të garantuar ruajtjen e mirë, jo vetëm të barnave, por dhe të parafarmaceutikës. Në subjektet tona këto produkte të cilat prodhohen nga industria farmaceutike i ofrohen qytetarit nga një personel i kualifikuar shëndetësor që është farmacisti, në zbatim të plotë të Ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceutik dhe të Rregullores së ruajtes dhe shpërndarjes së mirë të tyre. Po në këto rrjete parafarmaceutike, të cilat me gjasa së shpejti do vërshojnë në tregun shqiptar, cilit ligj do i nënshtrohen?! – Cila do të jetë pregatitja e personave të cilët do i ofrojnë ato?! – Si është e mundur që në kohën kur farmacitë janë të shenjëstruara si objekte kontrolli, produkte që duhet të ofrohen vetëm nga ato, i gjejmë dhe në subjekte të tjera?! – Përse të mos mendojmë që ky vakum ligjor është i stimuluar nga individë që duan ta përhapin këtë fenomen?!
Ligji i barnave dhe i shërbimit farmaceutik përcakton se “…Në farmaci shiten edhe pajisje mjekësore sipas përcaktimeve të bëra në ligjin përkatës”. Cili ligj do përligjë gjetjen e këtyre produkteve në subjekte tregëtare që nuk janë Farmaci?!

Pak ditë më parë denoncuam një skemë të blerjes së farmacive nga një i mitur, për të cilin krimi ekonomik pasi u vu në dijeni filloi hetimet. Nuk është çudi që ky i mitur të jetë thjesht një koperturë e prapa tij të identifikohen emra me para e pushtet. Po prapa kësaj skeme të re, cilët fshihen?!
Të nderuar kolegë, ne që për 30 vjet pa asnjë ndihmë dhe investim nga shtetit, ndërtuam sistemin farmaceutik privat, i cili mban në këmbë dhe atë shtetëror, ne që kemi përballuar situata nga më absurdet për shoqërinë dhe shëndetin, pa asnjë mbështetje nga shteti, referuar dhe situatës së fundit ku në mënyrë të drejtpërdrejtë po përballemi me Covid 19, po prap pa asnjë mbështetje nga shteti, nuk mund të biem dakord e të lemë çdo investitor të zgjasë dorën, të shqyejë e më pas të përvetësojë pjesë të punës sonë.

Përkushtimi ynë ndaj profesionit vetëm fillimin e ka me një cikël universitar 5 vjeçar, pasi rrugëtimi në të, na bën student të përjetshëm. Si pjesë e bluzave të bardha që jemi, shteti duhet ta ketë jo vetëm detyrim, por prioritet të na gjendet në krah, por çfarë na ka ofruar ai?! Rritje taksash, ulje drastike të ardhurash e një përbuzje të mirëfilltë profesionale, duke na zhvleftësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë atë çfarë profesioni ynë meriton, e duke na vendosur në një gjendje të pastër mbijetese.
Sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, tashmë ndihemi të braktisur prej tij e të lëshuar pa asnjë lloj filtri mbrojtës, përballë atyre që me anë të lekut janë në gjendje të blejnë dhe vetë pushtetin, e siç duket, si “kapriço” të radhës, kanë dhe gllabërimin e sistemit farmaceutik. I dashur shtet, nuk e kuptojmë se si mund të tregohesh kaq i pavesh karshi klithmës për vetëmbrojtje e mbijetesë që ka lëshuar shërbimi farmaceutik.

Të nderuar kolegë, zëri i Urdhrit të Farmacistëve ligjërisht është zëri i gjithësecilit prej jush, por në kushtet kur zëri nuk dëgjohet, jeni ju të nderuar kolegë që duhet të vendosni mënyrën se si do mbrojmë profesionin dhe atë ç’ka i takon profesionit tonë.

Përgatiti: Erjon Dervishi 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Greqia zgjeron masat, vendos orare për kufijtë tokësorë me Shqipërinë

Greqia zgjeron masat, vendos orare për kufijtë tokësorë me Shqipërinë

Publikuar më 06.08.2020
Greqia ka vendosur të zgjerojë masat lidhur me COVID-19 duke...

Greqia ka vendosur të zgjerojë masat lidhur me COVID-19 duke bërë mbylljen e kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit, me të gjitha doganat tokësore të vendit. Nga ky vendim, përjashtim do të ketë vetëm pika kufitare e Promakonës që është e vetmja pikë hyrëse për vendet e BE dhe atyre […]

Lexo më shumë

Durrës/ Banorët protestë para bashkisë, pasiguri për dëmshpërblimet

Durrës/ Banorët protestë para bashkisë, pasiguri për dëmshpërblimet

Publikuar më 06.08.2020
Përfaqësues të disa pallateve kanë protestuar sot para bashk...

Përfaqësues të disa pallateve kanë protestuar sot para bashkisë. Ata shprehen se ka kaos në përcaktimin e kategorive të dëmit të banesave nga tërmeti në Durrës. Banorët shprehen se për disa pallate nuk janë të sigurt nëse janë të banueshëm, pasi nuk ka një vendim përfundimtar. Ndërkohë, disa të tjerë shprehen se u është ndërprerë […]

Lexo më shumë

Covidi ‘pushton’ spitalin e Beratit, 8 punonjës të infektuar

Covidi ‘pushton’ spitalin e Beratit, 8 punonjës të infektuar

Publikuar më 06.08.2020
Spitalet janë kthyer në vatër të rrezikshme infeksioni në pë...

Spitalet janë kthyer në vatër të rrezikshme infeksioni në përhapjen e virusit të ri, Covid-19. Situatë e tillë paraqitet pothuajse në të gjithë spitalet publike. Paraditen e kësaj të enjte nga Spitali Rajonal i Beratit raportohen për 8 raste infektimi. Mësohet se 5 infermierë dhe 3 punonjës spitali kanë rezultuar pozitivë pas kryerjes së tamponit. […]

Lexo më shumë

Berat/ Nuk respektoi masat anti-COVID, gjobitet pronari i një restoranti

Berat/ Nuk respektoi masat anti-COVID, gjobitet pronari i një restoranti

Publikuar më 06.08.2020
Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pron...

Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën nacionale Berat – Lushnjë, […]

Lexo më shumë

Rëndohet situata/ 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë

Rëndohet situata/ 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë

Publikuar më 06.08.2020
Situata e Covid-19 në vend prej disa javësh është përkeqësua...

Situata e Covid-19 në vend prej disa javësh është përkeqësuar, pasi janë shënuar shifra të larta të të infektuarve me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të burgosurve. Kujtojmë se në burgun e Zaharisë vuajnë dënimin edhe persona […]

Lexo më shumë

Humbi të afërmin nga Covid-19/ Mjeku Dasho: Shkoi në spital privat urgjenca nuk erdhi, asnjë anëtari të familjes nuk iu mor tamponi

Humbi të afërmin nga Covid-19/ Mjeku Dasho: Shkoi në spital privat urgjenca nuk erdhi, asnjë anëtari të familjes nuk iu mor tamponi

Publikuar më 06.08.2020
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka humbur një të a...

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka humbur një të afërm nga koronavirusi një ditë më parë. Në një postim facebook, mjeku ka treguar se çfarë ndodhi me të afërmin e tij, i cili fillimisht është kuruar në spital privat pasi urgjenca nuk kishte shkuar për t’i bërë tamponin. Gjithashtu mjeku denoncon se nuk i […]

Lexo më shumë

Rëndohet situata në Shqipëri, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit, ja sa pacientë e humbën betejën me COVID-in

Rëndohet situata në Shqipëri, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit, ja sa pacientë e humbën betejën me COVID-in

Publikuar më 05.08.2020
Vijojnë humbjet e jetës nga koronavirusi në vendin tonë, ku ...

Vijojnë humbjet e jetës nga koronavirusi në vendin tonë, ku vetëm në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën 6 pacientë. Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale bëri me dije se në ditën e fundit kanë ndërruar jetë: Një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. […]

Lexo më shumë

Bilanc rekord në Shqipëri, ja sa raste me Covid-19 u shënuan këtë të mërkurë

Bilanc rekord në Shqipëri, ja sa raste me Covid-19 u shënuan këtë të mërkurë

Publikuar më 05.08.2020
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe janë shë...

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe janë shënuar 139 raste të reja me Covid-19. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 […]

Lexo më shumë