Rrezikonte të mbytej, shpëtohet peshkarexha me 4 persona në bord

Forca Detare ka shpëtuar sot një peshkarexhë me 4 persona në bord në afërsi të Llamanit, që rrezikonte të mbytej për shkak të dallgëve të forta.
Peshkarexha “Andi 2”, me tonazh 100 ton, kishte kërkuar ndihmë në QNOD, pasi kishin humbur kontrollin mbi mjetin dhe nuk arrinin të ankoroheshin dhe kishin probleme në motor.
Anija e Forcës Detare “Bora”, shkoi në vendngjarje duke u ardhur në ndihmë ekuipazhit dhe peshkarexhës.
Peshkarexha me probleme në motor u ankorua në bazën e Porto Palermos.

Të tjera

Abissnet