Rrëshen, grabiten në vetëm 5 minuta kasafortat e zyrës postare

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Rrëshenit. Mësohet se katër persona të paidentifikuar ia kanë dalë të grabisin dy kasaforta të zyrës postare.

Hajdutët e realizuan vjedhjen në vetëm 5 minuta, rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ata kanë dëmtuar kamerën e jashtme të sigurisë ndërsa kanë përdorur mjete të forta për të hyrë në ambientet e postës.

Nga pamjet e kamerave të brendshme u pa se grabitësit ishin të maskuar dhe të pajisur me doreza, dhe u larguan me makinë.

Por grabitësit kanë dalë duarbosh pasi në kasaforta nuk kishte para, por vetëm pulla postare dhe kuponë pasaportash.

Në këto kushte, grabitësit i kanë hedhur kasafortat në afërsi të Milotit. Policia i ka gjetur kasafortat dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Të tjera

Abissnet