Rrëfimi rrëqethës i Eboue-s, pas Gallatasaray edhe Arsenal në gatishmëri për afrikanin

Pak ditë më parë, në media bëri bujë rrëfimi i ish-futbollistit të Arsenal dhe Gallatasaray, Emmanuel Eboue, i cili deklaroi se për shkak të ndarjes nga gruaja kishte humbur të gjithë pasurinë. Futbollisti afrikan rrëfeu se për shkak të borxheve strukej nga policia dhe ishte i detyruar të flinte në shtëpinë e një shoku, ku lante me duar dhe gatuante.
Menjëherë pas kësaj dëshmie të publikuar nga “daily mirror” reagoi klubi turk i Gallatasaray-t i cili i ka ofruar afrikanit postin e trajnerit të ekipit U-14. Falë edhe kërkesës së tifozëve në ndeshjen e fundit, edhe Arsenal sipas mediave angleze nuk është duke ndenjur duarkryq.
“Topçinjtë” ku Eboue ka luajtur për 7 vite, madje ka qenë një nga titullarët në finalen e 2005 në “Champions League” kundër Barcelonës, po mendojnë për ofertën që do t’i ofrojnë 34-vjeçarit.
Në një intervistë për “daily mail” një nga zyrtarët e klubit të Arsenal është shprehur: “Të gjithëve ne na erdhi shumë keq kur dëgjuam historinë e trishtë të Emmanuel dhe për këtë arsye po mendojmë t’i ofrojmë atij një mundësi që ta ndihmojmë.”

Të tjera

Abissnet