Rrëfehet ‘tezja e kokainës’, shqiptarja që ishte truri i rrjetit ndërkombëtar të drogës (VIDEO)

Njihet ndryshe me nofkën ‘tezja e kokainës’, ndërsa bënte pjesë në një rrjet ndërkombëtar droge. Teksa foli në emisionin “Frontal”, Valentina Tufinës, e cila renditet në mesin e shumë shqiptarëve që kanë kryer krime të rënda tregon se si kishte arritur të “pushtonte” botën me kokainën që e testonte në laboratorin e saj në Shqipëri, ku e njëjta shpërndahej në tregun ndërkombëtar të drogës. Nga burgu i Lipjanit, Tufina ka rrëfyer arsyen pse ka vepruar kështu vetëm për një arsye, për fëmijët e saj. “Pendesa ka çdo njeri, por diçka që bëhet nuk kthehet më”, tha ajo, duke shtuar se nuk është penduar qe mori pjese ne trafikun e drogës. Ajo është e dënuar me 6 vite e gjysmë burg dhe me 7.000 euro gjobë.

“Për fëmijët jap jetën, unë për ato jetoj. Nëse jam e fortë deri tani për ato jam. Ato thuhet se kanë edhe miliona, por s’i kanë se fëmijët e mi punojnë në 3 e gjysmë të mëngjesit deri në 1 të natës”, tha Tufina.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet