Rrathët e zinj të syve, shkaqet dhe kurimi për t’u dukur të rinj

Shpjegimet e Dr.Rudina Thanasi, dermatologe/venerologe/kirurge dhe kozmetologe për rrathët që krijohen nga mosha dhe janë një migrim i natyrshëm i dhjamit që më vonë edhe merr më tepër ngjyrë 

Dr.Thanasi ka studiuar prej vitesh sjelljen e lëkurës ndaj efektev të moshës, stilit të jetesës e stresit. Në eksperiencën e saj shumë vjeçare ajo propozon kurimet e kombinuara për të trajtuar një nga problemet kryesore estetike të ditëve të sotme. Çdonjëri prej nesh ka pranë, ose ka parë njerëz të çdo moshe me rrathë të zinj poshtë syve. Sipas mjekes dermatologe Rudina Thanasi, rrathët e zinj të syve nuk janë domosdoshmërisht tregues i moshës, por ekzistenca e tyre e bën një person të duket më i madh në moshë. Ato krijohen nga mosha dhe janë një migrim i natyrshëm i dhjamit që më vonë edhe merr më tepër ngjyrë se pjesa tjetër e lëkurës nga ekspozimi në diell.

Përveç moshës  problematika të  tjera që ndikojnë në krijimin e rrathëve të zinj të syve është elastoza, e cila, së bashku edhe me një migrim jo të rregullt të indit dhjamor krijojnë edhe “Puffy Eyes”, që është pjesa më e vështirë e trajtimit të rrathëve të syve. Përveç shkaktarëve të mësipërm edhe stresi i përditshëm apo pagumësia mund të ndihmojnë në shfaqjen apo përkeqësimin e rrathëve të zinj të syve. Sipas mjekes Thanasi kur bëhet fjalë për trajtimin e rrathëve të syve ajo zgjidhet shumë lehtë nëpërmjet injektimit me botulinium toksin, apo një acid hyaluronik i pakryqëzuar, e përsëritur në disa seanca. Gropa e zezë e shkaktuar nga absorbimi dhe migrimi i dhjamit mbushet me acid hialuronik me formulë të vogël, dhe kryqëzim të lehtë. Dhjami tretet me Lipoliza në disa seanca, elastoza reduktohet me mezoterapi dhe piling po në disa seanca.

Cilat janë problematikat kryesore tek rrathët e syve?

Asaj që në gjuhën e përditshme i themi problemi me rrathët e zij të syve, apo gropat e thelluara rreth syve, në gjuhën mjekësore quhet “Hollow eye sindrom”. Rrathët e zinj të syve nuk janë domosdoshmërisht tregues i moshës, por ekzistenca e tyre e bën një person të duket më i madh në moshë. Ato kur krijohen nga mosha janë një migrim i natyrshëm i dhjamit, migrim i cili lë një zone me mungesë substance. Kjo zonë “gropë” për shkak të konkavitetit gjometrik më vonë edhe hiperpigmentohet nga ekspozimi në diell. Përveç moshës  problematika të  tjera ndikojnë në krijimin e rrathëve të zinj të syve si elastoza, e cila, së bashku edhe me një migrim jo të rregullt të indit dhjamor krijojnë edhe “Puffy Eyes”, që është pjesa më e vështirë e trajtimit të rrathëve të syve.

Rrathët e syve mund të jenë të dukshëm që në fëmijërinë e herehme kur pacienti ka një konditë lekure specifike që quhet “Dermatite Atopike”, dhe përkeqësohen kur fëmija qëndron në ambiente me pluhur dhe nuk fle gjumë mirë natën. Në këto raste, përveç rrathëve të zinj të syve, fëemija apo dhe i rrituri me teë njeëjtëen lloj lëekure, ka edhe rinite alergjike, apo siç i themi në gjuhën popullore tërheq hundët. Përveç moshës, dermatiti atopic e elastozës gjenetike është edhe një sëmundje e rrallë e cila quhet Sindromi “Nelsoon” ku shfaqen rrathët e zinj të syve. Zakonisht këta pacientë kanë një super prodhim kortizoni në mbiveshkore dhe kanë pothuajse gjithmonë stria që në fëmijërinë e hershme apo në adoleshencë. Predispozita principale e shfaqjes së sindromës “Nelson” është rreth moshës 17 vjeç. Përveç shkaktarëve të mësipërm edhe stresi i përditshëm, pagumësia mund të ndihmojnë në shfaqjen apo përkeqësimin e rrathëve të zinj të syve.

Çfarë është elastoza?

Elastoza është një defekt i elasticitetit të lëkurës. Është predispozite gjenetike, çrregullime kolagjeneze, e cila përkeqësohet me moshën dhe nën efektin e stresit dhe mbingarkesës.  Nuk është e lehtë, por estetikisht me pak durim është totalisht e trajtueshme. Bëhet fjalë për një predispozitë totalisht gjenetike. Ekziston gjithmonë një predispozitë gjenetike, që do të thotë që predispozita gjenetike është 6 për qind. Dhe manifestimi i predispozitës gjenetike është një perqind i gjashtë përqindëshit. D.mth. kur krijohen kushtet e duhura, ambienti i duhur, atëherë, predispozita gjenetike shfaqet. I njëjti person në situata të tjera jete, i vendosur në një ambient tjetër, qofte edhe nën të njëjtin presion nuk do të kishte të njëjtin manifestim. Zakonisht predispozitat gjenetike shfaqen shumë kur personi vazhdon të jetojë në të njëjtin ambient dhe është vazhdueshmërisht i ekspozuar me të njëjtët njerëz prezentë, të cilët kanë të njëjtën predispozitë gjenetike.

Rrathët e syve, ju thoni edhe kjo si shumë pasoja të tjera të shëndetit vjen nga stresi?

Nuk vjen nga stresi. Por stresi biologjik është faktori shfaqës kryesor. Në 5 vitet  e fundit, faktori stres dhe ndikimi i tij në prezencën e çdo problemi mjekësor, zë numrin një në krye të të gjitha studimeve shkencore mjekësore. Në vendin e dytë është inflamacioni, apo enjtja në gjuhën popullore. Konkurenca midis stresit dhe inflamacionit është shumë e ngushtë. Besoj në të ardhmen do të jetë edhe më evidente, faktori stres si lojtar kryesor në shfaqjen e çdo sëmundjeje. Per shkencën mjekësore sot, inflamacioni dhe stresi janë dy faktorët që krijojnë kushtet që të shfaqet apo manifestohet çdo sëmundje, gjenetike apo jo.  Ambienti është kryesor dhe e dyta mënyra se si përballohet ambienti.

Mund ta menaxhojmë stresin?

Nga ana biologjike deri diku, në realitet ende nuk kemi një gjë të matshme që të mundemi që ta menaxhojmë. Po, nga ana mjeksore, mund të menaxhohet stresi nëpërmjet faktoreve të tij biologjikë, edhe mënyra sesi suportohet stresi. Janë dy degë të reja mjekësie aktualisht që merren me menaxhimin e stresit në mënyrë direkte dhe indirekte. Të dyja janë mbispecializime të Kirurgjise Estetike dhe bëjnë pjesë në grupin e “Mjekësisë së Bjutifikimit”  dhe endokrinologjisë, “Health and Wellbeing” dhe “Circadian Ritm”. Të gjithë degjojmë lart e poshtë për antioksidantë, per Vit D3 për Antiinflamator, Telomeraze, etj. Këto janë pikërisht mjetet e këtyre dy nëndegeve mjekësore, me qëllimin e vetëm të mundin të riaktivizojnë aftësinë e vetë trupit për të pastruar toksicitetin dhe për t’u rigjeneruar. Stresi, në saje të kërkimeve shkencore, nuk është më një faktor emocional i pakapshëm, atje lart në re, por një grup modifikimesh biologjike disa të matshme të tjerat ende për t’u njohur.

 

“Puffy Eyes”, predispozita gjenetike, që përkeqësohet me moshën dhe llojin e jetës

Nga ana mjekësore si ndikon stresi në organizëm?

Çdo gjë që ne konsumojmë ka dhe të mirat dhe të këqijat e saj. Në fakt nuk ka asnjë gjë totalisht të mirë apo të keqe. Çfarëdo që konsumojmë, trupi ynë, mban një pjesë e cila i shërben, dhe nxjerr jashtë atë pjesë që nuk i shërben. Një organizëm i shëndetshëm dhe “pa stres” është inteligjent, përthith vetëm atë që i duhet dhe pjesën tjetër e nxjerr jashtë. Nën stres trupi zvogëlon kapacitetin e përthithjes së asaj që i duhet dhe shtohet sasia e asaj që nuk i shërben. Pjesa tjetër e produktit të administruar është “mbetje toksike” nga ana biologjike.

Rrathët e syve e kanë gjithmonë një shkak?

Kanë disa shkaqe, jo vetëm një shkak. Një është dermatit atopik, që është një dispozitë gjenetike, janë personat që lindin me një hiersensibilitet. Tashmë dermatiti atopike është aq i shpeshtë sa besoj kjo do jetë lloji i lëkurës normale në të ardhmen e afërt. Karakteristikë për njohjen e dermatitit Atopik është linja “Mërfi”, që është një linjë e parë, një rrudhë e parë që në fëmijërinë e hershme në qepallën e poshtme, dhe “dark circles” apo rrathët e nxirë të syve, që zakonisht duken më shumë pas një nate pa gjumë, kur personi ka ndenjur në ambient me pluhura. E dyta janë sklerodermitë. Është shumë interesante, sepse të njëjtat shqetësime që krijojnë që bëjnë sëmundjet hiperimune, të njëjtat probleme krijojnë dhe sëmundjet autoimmune. Janë si dy anë të të njëjtës monedhë.  Janë kolagjenozat, autoimmune, çregullimet e thjeshta të elasticitetit, që japin atë që ne themi “puffy eye”.

Çfarë është “Puffy Eyes”?

Është një predispozitë gjenetike, familjare e cila përkeqësohet me moshën dhe llojin e jetës. Me siguri të gjithëve u ka qëlluar të shikojnë një person që ka si dy qese poshtë syve. Kjo qese apo flluskë është e përbërë nga dy elementë; Një lekurë pa elasticitet dhe po ose jo një si ishull dhjami i shkëputur nga indi dhjamor i fytyrës. Këto janë predispozitat familjare, mosha po ashtu është një nga faktorët, sigurisht migrimi i dhjamit për shkak të moshës apo për shkak të problemeve të cilat ke kaluar, e përkeqëson situatën apo e përshpejton shfaqjen e “Puffy Eyes”.

A trajtohen dot rrathët e zinj të syve?

Meqenese është një shqetesim estetik i përberë nga disa faktorë, atehere edhe zgjidhja nuk është e vetme, por ka disa elementë të duhur për çdo problem. Kur bëhet fjalë për trajtimin e rrathëve të syve nuk duhet të jetë patjetër problem te rrudhat anës syrit nga harku i zi i syrit apo mungesa e substancës. Zakonisht, kjo u ndodh të tërëve, me kalimin e moshës kjo konsiderohet si problem estetik, por në fakt kjo është pjesa më e lehtë për t’u trajtuar. Rrudhat e mimikës zgjidhen shumë lehte nëpërmjet injektimit me botulinium toksin, apo një acid hyaluronik  i pakryqëzuar, e përsëritur në disa seanca. Gropa e zezë e shkaktuar nga absorbimi dhe migrimi i dhjamit mbushet me acid hialuronik me formulë të vogël, dhe kryqëzim të lehtë. Dhjami tretet me Lipoliza në disa seanca, elastoza reduktohet me mezoterapi dhe piling po në disa seanca.

I gjithi ky kompleks procedurash quhet Blefaroplasty joinvazive apo Blafaroplasty pa kirurgji dhe u është dedikuar të gjithë atyre që nuk preferojnë operacionin dhe dëshirojnë një zgjidhje sa më pak invazive sa më të shëndetshme dhe të qëndrueshme në kohë. Blafaroplastia kirurgjikale ka avantazh shpejtësinë e rezultatit të dëshiruar por nuk trajton, dhe si çdo procedurë kirurgjikale estetike ka një limit në kohë 3-7 vjet, pas të cilës duhet të ripërtërish operacionin por në një lekurë edhe të cikatrizuar tashmë. Të dyja abordimet si kirurgjikale ashtu edhe jo kirurgjikale kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Një paciente përpara se të vendosë për çdo lloj trajtimi është mirë të konsultohet me mjekun dhe të njohë të gjitha mundesitë që i ofron mjekësia sot.

Të tjera

Abissnet