Rrahu për vdekje marokenin në Torino, kapet shqiptari në Holandë

Publikuar më 18. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

Një i ri shqiptar u arrestua në bashkëpunim me policinë holandeze poasi është personi kryesor i dyshuar për vrasjen e shtetasit 24-vjeçar nga Maroku Said Uadoud. Kjo vrasje ka ndodhur në janar të vitit 2015. Shtetasi 30 vjeç shqiptar, i cili është identifikuar si Bojken Zego ka qenë në kërkim ndërkombëtar porej tri vitesh dhe vetëm sot është bërë e mundur që të vihet në pranga.

Mbi Zegon rëndon akuza se ka vrarë për vdekjen marokenin. Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të policisë italiane me struktura të specializuara të Italisë. Bojken Zego është personi i vetëm i arrestuar në lidhje me ngjarjen në fjalë. Bëhet me dije nga mediat italiane se në këtë krim ka pasur shumë autorë. Dy persona janë arrestuar në mënyrë direkte nga ana e policisë, kurse 7 vetë kanë qenë të pranishëm kur ndodhi krimi në Torino.