Rozana Radi shkruan për xhaxhain e ndjerë: Të duartrokasin ata që të futen thikën pas shpine

Rozana Radi i ka dedikuar disa fjalë xhaxhait të saj të ndjerë, kantautorit Françesk Radi, i cili u nda nga jeta më 3 prill të këtij viti.

“Duartrokasin për ty salla e pallatit të koncerteve, e njëjta salla ku ty të ngulen thikën pas shpine disa herë”, shkruan Rozana Radi.

Ja statusi i saj i plotë:

“I shikon?

Duartrokasin për ty salla e pallatit të koncerteve, e njëjta salla ku ty të ngulen thikën pas shpine disa herë. Është e njëjta sallë ku publiku të duartrokiste e këndonte bashkë me ty. Mbrëmë dëgjuam muzikën tënde “Biçikletën” që ti e doje aq shumë, por nuk patëm fatin të të dëgjonim zërin. Jo se nuk e kemi zërin tënd, por sepse ti nuk do lejoje kurrë të këndoje në një cd në pallatin e koncerteve.

Franko, është nata e krishtindjes dhe është viti i parë që ti nuk do të jesh më me kitarën tënde në tavolinën tonë të madhe. Është e vështirë është aq e vështirë sa tek shkruaj më mblidhet një lëmsh në grykë.

Por ne me zërin që na dridhet do këndojmë këngët e tua dhe do falënderojmë Zotin që na bekoj me një njeri si ti në jetën tonë. Gëzuar Krishtlindjen Franko. Të duam shumë,” – shkruan Rozana Radi.

Të tjera

Abissnet