Rozana Radi revoltohet: Po kënga ime pse nuk është në këtë listë?

Akademia Kult më 14 tetor do të sjellë për të 13-in vit mbrëmjen e ndarjes së Çmimeve Kult, çmime që përfshijnë fushat më përfaqësuese të artit dhe kulturës shqiptare.
Emrat më të spikatur, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamor, gazetarë dhe figura të ekranit do të jenë pjesë e garës në këtë edicion të 13-të.
Për kategorinë “Kënga e vitit”, Akademia Kult ka përzgjedhur këngëtarët Alban Skënderaj, Arilena Ara, Linda Halimi, Franc Korumi, Soni Malaj, Vlashent Sata. Por brenda këtyre nominimeve, ka pritur të jetë pjesë edhe Rozana Radi, e cila u shpall fituese e Këngës Magjike vitin e kaluar me këngën “Ma thuaj ti.
Pasi ka mësuar nominimet e Akademisë Kult, ka reaguar Rozana Radi e cila ka postuar një status në profilin e saj duke ironizuar përzgjedhjen e çmimeve. Rozana ajo kërkon të dijë se cila janë kriteret mbi të cilat janë përzgjedhur këngët e nominuara në këtë kategori.
“Po shikoja nominimet për “Kënga e vitit 2017” nga Akademia KULT! Jam shumë kurioze të dija mbi çfarë kriteresh i zgjedhin këngët e nominuara në këtë kategori?! Këngën fituese të Këngës Magjike “Ma thuaj ti” nuk po ma shohin sytë! Shikoni ju, se ndoshta e kam parë gabim.
KENGA E VITIT – – ALBAN SKENDERAJ – “UNE & TI”
– ARILENA ARA – “NENTORI”
– FRANC KORUNI – “I SHKRETI MBRET”
– LINDA HALIMI – “BOTE”
– SONI MALAJ – “PER VETE ME MBAJ”
– VLASHENT SATA – “ERDHI DITA
Suksese të gjithë këngëtarëve, por ka disa këngë këtu, që nuk i njoh. Ndoshta jam gabim, por mos ua hani hakun artistëve e mos bëni si francezë. Mos, se do zbuloheni keq. Akademia Kult, kam përshtypjen që duhet të ndjekë më me vëmendje kompeticionet.
PS: Mos luani bixhoz me artin e të tjerëve, se është e turpshme!