×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rovena Rrozhani, pjesë e kolanës ndërkombëtare të librit për fëmijë

Shkrimtarja për fëmijë, Rovena Rrozhani është bërë pjesë e kolanës ndërkombëtare “Awake not Sleeping” reimagining fairy tales for a new generation”.

Libri i publikuar më 18 nëntor nëpërmjet një aktiviteti të mbajtur në Stamboll, është iniciativë e Zyrës Rajonale të UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe përmban 28 përralla të ilustruara për fëmijë. Libri synon të ndryshojë mënyrën se si shoqëritë mendojnë për rolet, të drejtat dhe potencialin e grave dhe vajzave duke risjellë përrallat e vjetra në një narracion të ri dhe krijues.

Rovena Rrozhani është përzgjedhur nga mbi 100 shkrimtare nga 23 vende nga Europa dhe Azia Qendrore. Ajo u përzgjodh me përrallën “Hana, vajza që kapi diellin”, një histori e bukur dhe e rishkruar sipas motiveve popullore shqiptare, që sjell në një dritë, rrëfim dhe ngjyra të reja, historinë e vajzës së pasqyrabërësit, e cila shpëtoi fshatin nga mjerimi dhe errësira.

Përveç si gazetare dhe kritike filmash, Rovena Rrozhani është e njohur për publikun e vogël për krijimet e saj origjinale dhe që e kanë bërë një ndër emrat më premtues për të vazhduar traditën e pasur të krijuesve të letërsisë për fëmijë.

Firmën e saj mbajnë shumë krijime të njohura për lexuesit e vegjël si ”Po vjen Babagjyshi”, “Lëndina e arushëve” dhe “Fani në kërkim të dritës” me të cilin fitoi çmimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe çmimin “Bukinist” për vitin 2020. Ajo është ideuese dhe autore e librit të sapobotuar “Rozi dhe domatja kërcimtare”, ku për herë të parë realizohet një ndërthurje midis rrëfimit dhe recetave të gatimit, sjellë nga Dhurata Thanasi Daneri, krijuesja e markës “Luga e Argjendtë”.

Prezantimi i përrallës nga Shqipëria në pëmbledhjen e UN Women (lart)

Shkrimtarja për fëmijë, Rovena Rrozhani

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Filmi nga Kosova “Zgjoi” futet në ‘Top 15’, më pranë nominimit për Oscar

Filmi nga Kosova “Zgjoi” futet në ‘Top 15’, më pranë nominimit për Oscar

Publikuar më 22.12.2021
Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta...

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz Oscar. “Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të Çmimit Oscar. Regjisorja Blerta Basholli Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka shpallur listën e […]

Lexo më shumë

Shitet me çmim rekord piktura e punuar nga derri

Shitet me çmim rekord piktura e punuar nga derri

Publikuar më 17.12.2021
Një derr që pikturon, i quajtur Pigcasso, i cili ishte shpët...

Një derr që pikturon, i quajtur Pigcasso, i cili ishte shpëtuar pak kohë para therjes, ka shitur një pikturë abstrakte për një çmim marramendës prej 20 mijë stërlinash. Piktura e quajtur “Wild and Free”, u ble të hënën, disa orë pasi doli në shitje. Ajo u ble nga një gjerman i quajtur Peter Esser, shkruan Daily […]

Lexo më shumë

‘Çmimi i një iluzioni dashurie’, një libër për dashurinë, si çelësi i të gjitha të mirave

‘Çmimi i një iluzioni dashurie’, një libër për dashurinë, si çelësi i të gjitha të mirave

Publikuar më 15.12.2021
Një ditë më parë, Sindi Shkrapi do të njoftonte e gëzuar miq...

Një ditë më parë, Sindi Shkrapi do të njoftonte e gëzuar miqtë e saj në rrjetet sociale: “Sot është një ditë e veçantë për mua,një nga ato ditët e mbushura me surpriza. Sot u botua libri im i parë,por jo i fundit, sigurisht. Jam shumë e lumtur dhe shpresoj t’ju pëlqejë të gjithëve!”. 20-vjeçarja korçare, studente […]

Lexo më shumë

U shua mbrëmë, Kokëdhima kujton poetin Arben Duka me njërën prej poezive kult

U shua mbrëmë, Kokëdhima kujton poetin Arben Duka me njërën prej poezive kult

Publikuar më 14.12.2021
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, përzgjodhi nj...

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, përzgjodhi njërën prej qindra poezive për të nderuar jetën dhe veprën e poetit të njohur Arben Duka, që u nda mbrëmë nga jeta. Kokëdhima shkroi se Arben Duka do të mbetet në mendjet tona edhe si i fundit poet antikonformist i satirës politike, që e kultivoi me aq mjeshtëri, […]

Lexo më shumë

Arkitekt Skënder Luarasi nderohet me titullin ‘Qytetar nderi’ i Gjirokastrës

Arkitekt Skënder Luarasi nderohet me titullin ‘Qytetar nderi’ i Gjirokastrës

Publikuar më 13.12.2021
Agron Doraci Kohët e fundit, Bashkia Gjirokastër i dha titul...

Agron Doraci Kohët e fundit, Bashkia Gjirokastër i dha titullin’’Qytetar nderi” i qytetit të Gjirokastrës arkitektit të shquar Skënder Luarasi, ndër arkitektët e parë shqiptarë që studiuan dhe u diplomuan jashtë vendit para Luftës së Dytë Botërore. Luarasi kreu studimet e larata për arkitekturë në Grac të Austrisë në vitin 1935. Pasi u diplomua arkitekt, […]

Lexo më shumë

Festivali i Këngës në RTSH, edicioni i 60-të me 4 prezantues, plus Ardit Gjebrean

Festivali i Këngës në RTSH, edicioni i 60-të me 4 prezantues, plus Ardit Gjebrean

Publikuar më 07.12.2021
Edicioni i 60 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të ...

Edicioni i 60 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet këtë vit në Pallatin e Kongreseve, në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor, ndërsa tashmë janë bërë publik edhe emrat e prezantuesve. Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami, Klevi Kadilli, do të prezantojnë të 3 netët e Festivalit. Ndërkohë ajo që bie në sy […]

Lexo më shumë

Adrian Anthony Gill dhe ‘artistët’ që rikthyen ‘Prefektin’ në teatër: Me shqiptarin më së keqi tallet … shqiptari!

Adrian Anthony Gill dhe ‘artistët’ që rikthyen ‘Prefektin’ në teatër: Me shqiptarin më së keqi tallet … shqiptari!

Publikuar më 06.12.2021
Agron Shala Në vitin 2006, Adrian Anthony Gill e boton një s...

Agron Shala Në vitin 2006, Adrian Anthony Gill e boton një shkrim në “Sunday Times”. Shkrimi me titull “Shqipëria, toka që koha e harroi”, është hequr nga interneti në bazë të ankesave të shqiptarëve që e kanë cilësuar si antishqiptar, racist e të mbushur me të pavërteta. Këtë vendim e merr trupi rregullator – Komisioni […]

Lexo më shumë

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi

Publikuar më 03.12.2021
Kinematografia shqiptare në zi! Këtë të premte është ndarë n...

Kinematografia shqiptare në zi! Këtë të premte është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi. Lajmi i hidhur është bërë me dije nga miqtë përmes postimeve në rrjetet sociale. Shkrimtarja e njohur Elvira Dones shkruan: “Nga një postim i djalit të saj Eldonit sapo mësova se Edi Luarasi ka ndërruar jetë. Nuk ishte […]

Lexo më shumë