Rooney sërish në telashe! I dehur, arratiset me banakieren  (Foto)

Wayne Rooney nuk i ndal skandalet, edhe këtë herë ai ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, pasi është parë i dehur në një bar.

Futbollisti anglez, i cili tani po e vazhdon karrierën në kampionatin amerikan të futbollit MLS u pa në një bar, ku qëndroi për rreth 10 orë duke pirë dhe duke biseduar me një banakiere. Më pas të dy hipën në makinë dhe u zhdukën së bashku.

Ish kapiteni i Anglisë, 33 vjeç ishte duke pirë me Vicki Rosiek deri në orën 2.30 të mëngjesit fundjavën e shkuar në Clearwater Beach, Florida. Dhe kjo ndodhi vetëm pak javë, pasi ai u arrestua se ishte i pirë në një aeroport në Washington DC.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që futbollisti i thyen rregullat, në 2017-n ai u arrestua pasi po ngiste në gjendje të dehur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet