
Ronela Hajati ka treguar gjithmonë se e ndjen shumë mungesën e babait të saj, Marash Hajati. Këngëtarja ka pasur një lidhje tepër të ngushtë me të atin, i cili ka ndërruar jetë gati 7 vite më parë. Duke qenë se vendin e babait nuk mundet ta zëvendësojë askush, ajo ka vendosur që kujtimin e tij ta mbajë gjithmonë me vete.
Së fundmi Ronela ka zbuluar se ka realizuar tatuazhin e radhës, të cilin ja ka dedikuar babait të saj. Këngëtarja ka publikuar në “Instagram” një foto, në të cilën shihet se në pjesën e brendshme të parakrahut ka “gdhendur” emrin e të atit, Marash. Ky gjest me siguri i ka prekur të gjithë ndjekësit e Ronelës, të cilët duhet të jenë frymëzuar për të realizuar diçka të ngjashme si ajo për një person të zemrës që nuk jeton më.
Këngëtarja nuk ka lënë rast pa treguar se sa shumë e vlerëson figurën e babait të saj, sepse ai i ka qëndruar pranë deri në momentet e fundit të jetës. Marash Hajati ka qenë mjaft i njohur edhe për publikun shqiptar, sepse ka punuar për disa vite me radhë si publicist, gazetar dhe drejtor i përgjithshëm në RTSH. /L.R/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply