Punëtorët e “Fiat”-it drejt grevës: Kompania punon vetëm për pasurimin e Ronaldos

Kalimi i Ronaldos te Juventusi për 105 milionë euro ka ngazëlluar shumë tifozë bardhezinj, por ka ngjallur zemërim te punëtorët e “Fiat”-it, kompani ku zotëron aksione familja Anjeli.

Punëtorët e “Fiat” kanë sulmuar kompaninë e tyre dhe kanë paralajmëruar një grevë dy ditore, duke parë shpenzimin që do të bëhet për Kristiano Ronaldon.

“Është e papranueshme që FCA dhe CNHI të vazhdojnë të bëjë sakrifica me shpenzime marramendëse për blerjen e një lojtari. Ndërkohë shtrëngojnë çdo ditë e më shumë rrogat e punëtorëve, dhe vijojnë të sakrifikojmë vetëm në pasurimin e një njeriu të vetëm. Kompania duhet të investojë në të ardhmen e makinave që sigurojnë jetët e njerëzve dhe jo të pasurojnë vetëm një person. Ky duhet të jetë objektivi i një kompanie, që kërkon të vërë interesin e punonjësve në plan të parë”, thuhet në deklaratën e punëtorëve.

Kujtojmë që ylli portugez do të përfitojë 30 milionë euro në sezon, çka do të thotë 2.5 milionë në muaj, një shifër kjo e paimagjinueshme për një punëtor të zakonshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet