Ronaldo shpërthen në lot kur i tregohet videoja e babait të ndjerë

Ylli portugez i Juventusit Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot pasi pa një mesazh në video nga i ati që ka ndërruar jetë.

Gjatë një interviste për gazetarin Piers Morgan, Ronaldo pa imazhet filmike ku babai i tij Jose Dinis Avero fliste me krenari për të birin në prag të Euro 2004.

Aveiro, një ish-ushtar i alkoolizuar, vdiq një vit më vonë në moshën 52-vjeçare për shkak të problemeve me mëlçinë. Babai i portugezit nuk ia doli ta shihte karrierën e Ronaldos, e mbushur me trofe të shumtë.

Portugezi u befasua dhe emocionua nga pamjet duke thënë: “Nuk e kisha parë kurrë këtë video, e pabesueshme”.

“Nuk e prisja të qaja. Nuk e di ku i keni gjetur këto pamje, por duhet t’ia tregoj familjes sime këto. Nuk e kam njohur kurrë plotësisht tim atë. Ai ishte i alkoolizuar. Nuk kemi bërë kurrë një bisedë normale, ishte shumë e vështirë”, tha Ronaldo.

“Të gjithë arritën të shihnin që unë u bëra numri 1, fitoret dhe trofetë që unë fitova, përveç atij”, shprehet ylli portugez me keqardhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet