Ronaldo sërish baba, Georgina sjell në jetë vajzën e tyre (FOTO)

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Superylli i real Madrid, është bërë baba për herë të katërt. Këtë lajm e ka përcjellë vet futbollisti me anë të rrjeteve sociale.

“Alana Martina sapo ka lindur! Të dyja, Geo dhe Alana janë mirë! Të gjithë jemi shumë të lumtur!”, ka shkruar Ronaldo.

Postimin e tij e ka shoqëruar edhe me një fotografi të përbashkët me djalin dhe të dashurën.

Alana është fëmija i parë i Cristianos që vjen nga një lidhje dashurie.